7 këshilla si të flisni me fëmijën tuaj

7 këshilla si të flisni me fëmijën tuaj

Përpiluar nga Barry Guitar, Ph.D. dhe Edward G. Conture, Ph.D.

  1. Flisni me fëmiun tuaj pa u ngutur dhe duke pauzuar shpesh. Prisni disa sekonda pasi të përfundoj të folurit fëmiu juaj para se të filloni ju të flisni. Të folurit e juaj të ngadalshëm dhe të relaksuar do të jetë shumë më i efektshëm se çfarëdo kritike ose këshille si p.sh. “ngadalësoni” apo “provo edhe njëherë më ngadalë.”
  2. Redukoni numrin e pyetjeve që i bëni fëmiut tuaj. Fëmijët shprehen më lirshëm nëse ata shprehin idetë e tyre sesa kur përgjigjen në pyetjet e të rriturve. Në vend që të bëni pyetje, thjesht komentoni atë që thotë fëmiu, duke i bërë me dije atij se jeni duke e dëgjuar.
  3. Përdorni shprehjet e juaja të fytyrës dhe gjuhën e trupit që të përçoni se jeni duke e dëgjuar përmbajtjen e mesazhit të tyre dhe jo mënyrën se si flet.
  4. Ndani disa minuta në një kohë të rregullt çdo ditë kur ju i kushtoni vëmendje të plotë fëmiut tuaj. Gjatë kësaj kohe, lejoni fëmiun tuaj të zgjedh se çfarë dëshiron të bëj. Lejoni që ai t’ju udhëheq në aktivitete dhe të vendos vetë a dëshiron të flas apo jo. Kur ju flsini gjatë kësaj kohe speciale, përdorni të folur të ngadalshëm, të qetë dhe të relaksuar, me shumë pauza. Kjo kohë e qetë mund të shërbej për ndërtimin e vetëbesimit për fëmiun, duke i bërë me dije se prindi kënaqet në shoqërinë e tij. Me rritjen e fëmiut, kjo do të ndihmoj që fëmiu juaj të ndihet rehat që të flas lidhur me ndjenjat dhe përvojat e tij së bashku me prindin.
  5. Ndihmoni të gjithë anëtarëve të familjes që të flasin dhe dëgjojnë me rradhë.Fëmijët, posaqërisht ata që belbëzojnë, e kanë më të lehtë të flasin kur kanë më pak ndërprerje dhe kanë vëmendjen e plotë të dëgjuesve.
  6. Vëzhgoni mënyrën se si bashkëveproni me fëmiun tuaj. Mundohuni të rrisni sasinë e kohës kur i jepni fëmiut tuaj mesazhin që jeni duke e dëgjuar dhe ai ka kohë sa të dojë për të folur. Mundohuni të zvogloni kritikat, të folurit e shpejtë, ndërhyrjet dhe pyetjet.
  7. Mbi të gjitha, tregoni se ju e pranoni fëmiun tuaj ashtu si është. Forca më e fuqishme do të jetë mbështetja juaj për të, pa marrë parasysh a belbëzon apo jo.
Comments are closed.