6 këshilla për të folur me dikë që belbëzon

6 këshilla për të folur me dikë që belbëzon

Huazuar nga The Stuttering Foundation

Belbëzimi mund të duket si një problem i lehtë që mund të zgjidhet me disa këshilla të thjeshta, por për shumë të rritur, kjo mund të bëhet një çrregullim kronik që zgjat tërë jetën. Këtu janë disa mënyra, që ju si dëgjues, mund të ndihmoni

  1. Mos bëni vërejtje si: “Më ngadalë”, “Merrni frymë”, ose “Relaksohuni”. Këto këshilla të thjeshta mund të duken si poshtëruese dhe nuk ndihmojnë.
  2. Personi me të cilin komunikoni le të kuptoj nga sjellja juaj se jeni duke e dëgjuar se çfarë po flet – e jo si po flet.
  3. Mbani kontakt të natyrshëm me sy dhe prisni me durim dhe në mënyrë të natyrshme deri sa të përfundoj fjalinë.
  4. Ju mund të tundoheni që të përfundoni fjalinë ose të plotësoni fjalët. Provoni që mos ta bëni këtë.
  5. Jeni të vetëdijshëm se ata që belbëzojnë zakonisht kanë më shumë problem për të kontrolluar të folurit e tyre në telefon. Ju lutem, keni durim në këtë situatë. Nëse ju e ngritni dëgjuesen dhe nuk dëgjoni asgjë, para se ta mbyllni sigurohuni se nuk është ndonjë person që belbëzon që po provon për të filluar bisedën.
  6. Flisni pa u ngutur – por jo shumë ngadalë që të duket e panatyrshme. Kjo ndihmon një komunikim të mirë me secilin.
Comments are closed.