Category: Fletëpalosje

Fletëpalosje lidhur me belbezimin

Nëse mendoni se fëmija juaj është duke belbëzuar…

Nëse mendoni se fëmija juaj është duke belbëzuar…

A është belbëzim?

Kur fëmija juaj ka vështirësi për të folur dhe tenton të hezitoj ose të përsërit rrokje, fjalë ose fraza, ai mund të ketë problem me belbëzim. Ose ai thjeshtë është duke kaluar nëpër një periudhë të jorrjedhshmërisë normale, nëpër të cilën kalojnë shumica e fëmijëve derisa mësojnë të flasin. Kjo fletushkë do t’ju ndihmoj për të kuptuar dallimin mes belbëzimit dhe zhvillimit normal të gjuhës.

Fëmija me jorrjedhshmëri normale
  1. Fëmija me jorrjedhshmëri normale herë pas here përsërit rrokjet ose fjalët njëherë ose dy herë, si-si-sikurse kjo.
  2. Jorrjedhshmëritë më së shumti ndodhin mes moshë një e gjysmë dhe pesë vjet, dhe ato mund të paraqiten dhe të zhduken.

Ato zakonisht janë shenja se një fëmijë është duke u mësuar për të përdorur gjuhën e tij në një mënyrë tjetër. Nëse jorrjedhshmëria zhduket për disa javë, dhe prapë paraqitet, fëmija mund të jetë duke kaluar nëpër një fazë tjetër të të mësuarit.

 Fëmija me belbëzim të lehtë
  1. Një fëmijë me belbëzim të lehtë i përsërit tingujt më shumë se dy herë, si-si-si-si-sikurse kjo. Tensioni dhe mundimi mund të dallohet në muskujt e fytyrës, posaqërisht përreth gojës.
  2. Lartësia e zërit mund të rritet me përsëritjet, dhe me raste mund të ketë edhe “bllokime” – ku për disa sekonda nuk ka rrjedhje të ajrit ose zë.
  3. Jorrjedhshmëritë mund të paraqiten dhe të zhduken, por tani ato janë më shumë të pranishme se sa që mungojnë.
  4. Përsëritjet ose zgjatjet e tingujve pa mundim janë forma më e shëndetshme e belbëzimit. Çdo gjë që ndihmon që fëmija juaj të belbëzoj në këtë mënyrë, në vend se të belbëzoj duke u tensionuar ose zëvendësuar fjalët është e dobishme.
Si mund të ndihmojmë tani
  • Provoni të modeloni një të folur të ngadalshëm dhe të relaksuar kur flisni me fëmijën tuaj, dhe kurajoni anëtarët tjerë të familjes për të folur në mënyrë të njëjtë. Mos flisni shumë ngadalë që të duket e panatyrshme, por mos u nxitoni dhe përdorni shumë pauza gjatë të folurit.
  • Të folurit e ngadalshëm dhe të relaksuar mund të ketë shumë efekt nëse kombinohet me një kohë të caktuar për çdo ditë kur fëmija e ka vëmendjen e pandërprerë të njërit prind. Ndani disa minuta në një kohë të caktuar, kur ju nuk bëni asgjë tjetër, por të dëgjoni fëmijën tuaj duke folur për çfarë të ketë dëshirë ai.
  • Kur fëmija juaj ju flet ose ju pyet, provoni të pauzoni për një sekondë para se të përgjigjeni. Kjo ndihmon që të folurit të jetë më pak i nxituar dhe më shumë i relaksuar.
  • Provoni që të mos shqetësoheni ose brengoseni kur të rritet belbëzimi. Fëmija juaj është duke e bërë më të mirën gjatë përballjes me mësimin e shumë aftësive të reja në të njëjtën kohë. Durimi dhe qëndrimi pranues i juaj do t’i ndihmoj atij.
  • Kur fëmija juaj është i frustruar ose i shqetësuar kur belbëzimi është më i rëndë, qetësoni atë. Disa fëmijë reagojnë pozitivisht kur dëgjojnë, “E di që është vështirë nganjëherë pët të folur…por shumë njerëz bllokohen nganjëherë në fjalë…është në rregull.” Fëmijët tjerë mund qetësohen më lehtë duke i përqafuar kur ata ndjehen të frustruar.
Fëmija me belbëzim më të rëndë
  1. Nëse fëmija juaj belbëzon në më shumë se 10% të të folurit të tij, belbëzon me një përpjekje të konsiderueshme dhe tension, ose e shmang belbëzimin duke zëvendësuar fjalët dhe duke përdorur tinguj shtesë për të filluar fjalën, ai mund të përfitoj prej terapisë te ndonjë logoped i specializur për belbëzim. Tani bllokimi i tërësishëm i të folurit është më i zakonshëm se përsëritjet ose zgjatjet e tingujve, dhe jorrjedhshmëria tenton të jetë e pranishme në shumicën e situatave folëse.
  2. Sugjerimet për prindërit e fëmijëve me belbëzim të lehtë janë të përshtatshme edhe kur fëmija ka problem më të rëndë. Provoni të mbani mend se duke e ngadalësuar dhe relaksuar stilin tuaj të të folurit është shumë më e dobishme se nëse i thoni fëmijës tuaj të ngadalësoj.
  3. Mos u frikësoni të bisedoni me fëmijën tuaj lidhur me belbëzimin. Tregoni durim dhe qëndrim pranues gjatë diskutimit për të. Mposhtja e belbëzimit më shumë ka të bëjë me largimin e frikës nga belbëzimi se sa duke provuar të flasim me forcë.

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

8 këshilla për mësimdhënës

8 këshilla për mësimdhënës

  1. Mos i thuaj fëmijës “më ngadalë” ose “vetëm relaksohu”.
  2. Mos i’a plotëso fjalinë fëmijës ose mos fol në vend të tij.
  3. Ndihmoju të gjithëve ne klasë që të mësohen të flasin dhe të dëgjojnë me rradhë. Te gjithë fëmijët – veçanërisht ata që belbëzojnë – e kanë më të lehtë të flasin kur kanë më pak ndërprerje dhe e kanë vëmendjen e dëgjuesve.
  4. Prisni kualitet dhe kuantitet të njëjtë të punës, si prej nxënësve që belbëzojnë si prej atyre që nuk belbëzojnë.
  5. Flisni me nxënësit pa nxitim, duke pauzuar shpesh.
  6. Le të kuptohet se ju jeni duke e dëgjuar përmbajtjen e mesazhit, e jo mënyrën si është thënë.
  7. Bisedo sy me sy me nxënësin që belbëzon për nevojat e tij në klasë që të ndihet sa më komod. Respekto nevojat e nxënësit, por vetëm nëse ato janë të mundura.
  8. Mos e bëni belbëzimin si diçka që duhet të të vijë turp nga ai.

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

Mitet lidhur me belbëzimin

Mitet lidhur me belbëzimin

Miti:               Njerëzit që belbëzojnë nuk janë të menqur.

Realiteti:      Nuk ka asnjë relacion mes belbëzimit dhe inteligjencës.

Miti:               Neuroza shkakton belbëzimin.

Realiteti:       Neuroza nuk shkakton belbëzimin. Dhe as nuk mund të supozojmë se njerëzit që belbëzojnë janë të prirur të jenë nervoz, të druajtur, anksioz ose të turpshëm. Ata kanë personalitetin e tyre të plotë njësoj si ata që nuk belbëzojnë.

Miti:               Belbëzimi mund të “ngjitet” përmes imitimeve ose duke e dëgjuar një person që belbëzon.

Realiteti:       Belbëzimi nuk “ngjitet”. Askush nuk e di shkakun e vërtetë të belbëzimit, por hulumtimet e fundit tregojnë se historia familjare (gjenetika), zhvillimi neuromuskular, dhe ambienti i fëmijës, përfshirë dinamikën e familjes, të gjitha luajnë rol në paraqitjen e belbëzimit.

Miti:               Ndihmon që t’i tregojmë personit që “të marr thellë frymë para se të flas,” ose “të mendoj së pari para se të flas.”

Realiteti:       Kjo këshillë e bënë personin edhe më të vetëdijshëm, dhe e bën belbëzimin edhe më të vështirë. Reagime më të dobishme përfshijnë të dëgjuarit me durim dhe duke modeluar vetë një të folur të ngadalshëm dhe të qartë.

Miti:               Stresi shkakton belbëzimin.

Realiteti:       Siç është cekur më lartë, janë të përfshirë shumë faktorë. Stresi nuk është shkaktar, por sigurish mund të keqësoj belbëzimin.

 

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

7 këshilla për të folur me fëmijën tuaj

7 këshilla për të folur me fëmijën tuaj

Expertët pajtohen që shumica e fëmijëve që belbëzojnë përfitojnë nëse ne flasim me shpejtësinë që promovon rrjedhshmërinë. Këto udhëzime paraqesin disa mënyra se si mund të rriturit t’i ndihmojnë fëmijëve.

 

  1. Zvogëlimi i shpejtësisë. Flisni me fëmijën tuaj pa u ngutur, duke pauzuar shpesh. Prisni disa sekonda pasi të mbaroj fëmija juaj para se të filloni të flisni ju. Të folurit tuaj të lehtë dhe të relaksuar do të ketë shumë më tepër efekt se sa këshillat si p.sh. “më ngadalë” ose “provoni përsëri”. Për disa fëmijë, është e dobishme për të pasur një dinamikë më të relaksuar të jetës për një kohë të caktuar.
  2. Dëgjimi i plotë. Tentoni të shtoni kohën që i’a kushtoni me vëmendje të pandërprerë dhe dëgjim të plotë fëmijës tuaj. Kjo nuk do të thotë që ta aplikoni gjatë tërë ditës.
  3. Pyetjet janë një pjesë normale e jetës – por tentoni që të rezistoni për të bërë pyetje njëra pas tjetrës. Nganjëherë është më e dobishme të komentoni atë çfarë ka thënë fëmija dhe të prisni.
  4. Pritja e rradhës. Ndihmoni të gjithë anëtarët e familjes të presin rradhën për të folur dhe për të dëgjuar. Fëmijët e kanë më të lehtë të flasin kur ka më pak ndërprerje.
  5. Ndërtimi i vetëbesimit. Përdorni lëvdata përshkruese për të ndërtuar vetëbesimin e fëmijës. P.sh. “Më pëlqen mënyra si po i mbledh lodrat. Ju jeni shumë i dobishëm”, në vend të “shumë mirë”. Lëvdoni aftësitë që nuk kanë të bëjnë me të folurit si p.sh. aftësitë atletike, të qenurit të organizuar, i pavarur ose i kujdesshëm.
  6. Koha e posaqme. Ndani disa minuta në një kohë të rregullt për çdo ditë, kur ju mund t’i kushtoni vëmendjen e pandërprerë për fëmijës tuaj. Kjo kohë e qetë – pa TV, iPad ose telefon – mund të ndërtoj vetëbesimin për fëmijët e vegjël. Madje edhe pesë minuta në ditë mund të jenë të rëndësishëm.
  7. Aplikimi i rregullave normale. Disciplinoni fëmijën që belbëzon njësoj si çdo fëmijë tjetër, dhe njësoj si do ta disciplinonit nëse ai nuk do të belbëzonte.

 

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

Belbëzimi: të bisedojmë sinqerisht me mësimdhënësit

Belbëzimi: të bisedojmë sinqerisht me mësimdhënësit

Belbëzimi është një problem i komunikimit që ndikon te shumë fëmijë. Këtu janë paraqitur disa fakte lidhur me belbëzimin

Ekspertët pajtohen se belbëzimi rezulton si ndërveprim i shumë faktorëve. Belbëzimi zakonisht fillon mes moshës 2 deri në 4 vjet, kur fëmija është në fazën e zhvillimit të shpejtë gjuhësor. Në këtë kohë, ata mund të jenë më të prekshëm ndaj stresit që ndikon në rrjedhshmërinë e të folurit. Këto strese mund të jenë të lidhura me ndryshimet në jetën e fëmijës ose me mënyrën se si ndërvepron së bashku familja e tij.

Fakte lidhur me belbëzimin

  • 3 deri në 4 herë më shumë belbëzojnë djemtë se vajzat
  • 20% e të gjithë fëmijëve belbëzojnë në një pikë të zhvillimit të tyre
  • Nëse fëmija ka belbëzuar më shumë se 3 vjet, është shumë e vështirë për ta tejkaluar vetë atë
  • Derisa nuk ka ndonjë shërim të njohur për belbëzimin, terapia mund të jetë shumë efektive
  • Belbëzimi nuk është problem psikologjik
  • Fëmijët që belbëzojnë nuk shfaqin asnjë dallim në inteligjencë me fëmijët që nuk belbëzojnë
  • Belbëzimi mund të ndryshoj nga situata në situatë
  • Belbëzimi mund të jetë me cikle, do të thotë se vjen dhe shkon
  • Përveç mënyrës se si flasin, shumë fëmijë mund të zhvillojnë edhe mendim dhe ndjenja negative lidhur me belbëzimin e tyre.

Çfarë mund të bëjnë mësimdhënësit?

Pyetja 1: Çfarë duhet të bëj kur një fëmijë belbëzon në klasën time?

Kur një fëmijë belbëzon në klasën tuaj, është me rëndësi të fokusoheni që ju vetë të jeni një komunikues i mirë. Provoni të:

  • Mbani kontaktin me sy,
  • Jepni fëmijës mjaft kohë për të përfunduar të folurit,
  • Fokusohu në ÇFARË është duke thënë,
  • Gjithashtu mëso edhe fëmijët tjerë në klasë që të presin për 2 sekonda para se të përgjigjen në pyetje

Pyetja 2: Çfarë duhet të bëj kur fëmija e ka një ditë të vështirë për të folur?

  • Trajtoni si gjithnjë
  • Keni durim, mos i’a plotësoni fjalinë
  • Silluni si zakonisht me të tjerët
  • Bisedoni me fëmijën që të vërtetoheni se çfarë dëshironi ai që të bëni ju, kur ai ka një ditë të vështirë për të folur

Pyetja 3: Çfarë të bëj kur fëmija që belbëzon i ndërhyn të tjerëve në klasë?

  • Trajtoni ndërhyrjet njësoj si për çdo fëmijë tjetër që nuk belbëzon. Fëmijët që belbëzojnë nganjëherë i ndërpresin të tjerët për shkak se është më lehtë për ta të flasin, por edhe ata duhet t’i mësojnë rregullat e komunikimit të mirë, si çdo fëmijë tjetër

Pyetja 4: Herë pas here nxënësit në klasën time duhet të kenë prezantime me gojë. Si mund ta bëj këtë më të lehtë për fëmijët që belbëzojnë?

Së bashku me fëmijën ju mund të zhvilloni një plan të përbashkët duke i konsideruar faktorët si në vijim:

  • Rradhën kur ai dëshiron të thirret
  • Mënyra se si ushtrohet
  • A të bëj prezantimin vetëm para juve, në një grup të vogël apo para tërë klasës
  • Moskufizimi i kohës

Pyetja 5: A duhet të flas para tërë klasës lidhur me belbëzimin?

  • Vetëm nëse dëshiron fëmija që belbëzon

Pyetja 6: Si duhet ta trajtoj ngacmimin?

  • Trajtoni ngacmimin njësoj si për të gjithë nxënësit tjerë
  • Biseda lidhur me belbëzimin mund të jetë një mënyrë e mirë për të zvogluar ngacmimin

Pyetja 7: Çfarë duhet të bëj për t’i kurajuar fëmijët që të flasin më shumë në klasë?

  • Le ta kuptojë që belbëzimi nuk ju shqetëson juve
  • Le ta kuptoj se është në rregull të belbëzosh
  • Le ta kuptoj se jeni i/e kënaqur që ai po flet në klasë

 

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.