Doracak | Shoqata Kosovare për Belbëzim

Doracak

Belbezimi_Te flasim sinqerisht me mesimdhenesit

Doracaku “Belbëzimi – të flasim sinqerisht me mësimdhënësit”

Ky doracak është një burim i mrekullueshëm i informacionit për mësimdhënës dhe logopedë, të cilët janë të brengosur lidhur me fëmijët që belbëzojnë në klasën e tyre.

Pjesa e parë është dedikuar kryesisht për t’u përgjigjur në pyetjet më të shpeshta të mësimdhënësve dhe si të ndërveprojnë me fëmijët që belbëzojnë në klasën e tyre.

Pjesa e dytë për logopedë ofron këshilla se si të udhëhiqen diskutimet në grup dhe diskutimet individuale me mësimdhënësit që kanë fëmijë që belbëzojnë në klasën e tyre dhe jep informata shtesë lidhur me belbëzimin.

Në doracak gjindet edhe posteri me njerëzit e famshëm që kanë belbëzuar.

Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe: Belbëzimi: Të flasim sinqerisht me mësimdhënësit.