Libra

Libra

Libri “Vetë-terapia për belbëzim”

Ky botim i 11-të emocionues është shkruar për shumë të rritur dhe tinejxherë që belbëzojnë.

Këtu shprehet me besim të plotë se ju si person që belbëzoni, nuk keni nevojë të dorëzoheni pa shpresë ndaj vështirësisë suaj në të folur, pasi ju mund ta ndryshoni mënyrën se si flisni.

Ju mund të mësoheni për të komunikuar me lehtësi e jo me forcë siq bëni tani. Nuk ka ndonjë mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të trajtuar problemin, por me një qasje të drejtë, vetë-terapia mund të jetë efikase.

Ky botim paraqet një program vetë-terapi që përshkruan se çfarë mund të bëjë një person që belbëzon për të trajtuar problemin dhe si të punoj që të ketë një komunikim më të mirë. Ky përdoret shpesh edhe si plotësim të ndonjë tretmani klinik.

Charles Van Riper, Ph.D. lidhur me këtë libër ka shkruar:

Gjithmonë ka të tillë që belbëzojnë që nuk kanë mundësi që të kenë një ndihmë profesionale dhe të tjerë që nuk e shohin se mund të kenë dobi prej saj. Të tjerë më shumë preferojnë që të jenë terapeut të vetvetes. Në këtë libër, Malcolm Fraser ka paraqitur një udhëzues për ata që mund t’i ndihmojnë vetes. Duke e ditur nga përvoja e vet si person që belbëzon lidhur me vështirësitë e vetë-terapisë, ai ka paraqitur një seri të objektivave dhe sfidave që mund të shërbejnë si një hartë për personat që kanë humbur në moqalin e mjerë të belbëzimit dhe dëshirojnë të gjejnë një rrugë për të dalë nga ai.

 

Libri “Nëse fëmiu juaj belbëzon – një udhëzues për prindër”

Ky libër është shkruar për ata që janë të brengosur lidhur me të folurit e fëmijëve të vegjël, ju ndihmon të bëhet dallimi mes jorrjedhshmërisë normale dhe belbëzimit, dhe ofron sugjerime praktike për prindër që mund të përdoren menjëherë me fëmijët e tyre. Për këtë libër kanë kontribuar shumë ekspertë nga fusha e belbëzimit.

Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe: Nese femiu juaj belbezon

 

Libri “Nganjëherë unë thjeshtë belbëzoj”

Ky libër është shkruar për të gjithë fëmijët që belbëzojnë të moshës 7 deri në 12 vjet. Në këtë libër ka tema të ndryshme që flasin lidhur me:

  • Çfarë ju bën juve të belbëzoni;
  • Pse nganjëherë belbëzoni dhe nganjëherë nuk belbëzoni;
  • Pse disa njerëz nuk e kuptojnë pse ju belbëzoni;
  • Çfarë duhet të dijnë të tjerët lidhur me belbëzimin;
  • Që ka gjithashtu edhe shumë fëmijë tjerë që belbëzojnë dhe
  • Çfarë të bëni kur ju ngacmojnë lidhur me belbëzimin.

Në këtë libër janë përfshirë edhe letra dedikuar për prindër, mësues, gjyshër, vëllezër dhe motra, madje edhe për xhaxhallarë dhe halla. Kur njëherë t’i lexojnë këto letra njerëzit tjerë, ata do të dëshirojnë të lexojnë tërë librin dhe të mësojnë më shumë lidhur me belbëzimin.

Libri është përkthyer me kujdes dhe kënaqësi nga Agnesa Kuqi, studente në Universitetin Amerikan të Kosovës, e cila dallohet edhe me punën e saj humanitare në shumë fusha.

Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe: Nganjëherë unë thjesht belbëzoj

 

Libri “Zënka gjatë pushimit”

Ky libër me 29 faqe është shkruar dhe ilustruar nga Xhemi, një vajzë tetë vjeqare, ku përshkruhen peripecitë që i ndeshin në klasë dhe në kopsht shumë fëmijë që belbëzojnë.

Xhemi është kurajuar për ta shkruar këtë libër nga logopedi i saj, dhe qëllimi kryesor ka qenë zhvillimi i ndjenjave pozitive lidhur me të folurit dhe vetëdijësimi i të tjerëve për problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët që belbëzojnë.

Xhemi shpreson që ky libër mund t’ju ndihmoj edhe fëmijëve tjerë që belbëzojnë.

Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe: Zënka gjatë pushimit