8 këshilla për mësimdhënës
- Mos i thuaj fëmijës “më ngadalë” ose “vetëm relaksohu”.
- Mos i’a plotëso fjalinë fëmijës ose mos fol në vend të tij.
- Ndihmoju të gjithëve ne klasë që të mësohen të flasin dhe të dëgjojnë me rradhë. Te gjithë fëmijët – veçanërisht ata që belbëzojnë – e kanë më të lehtë të flasin kur kanë më pak ndërprerje dhe e kanë vëmendjen e dëgjuesve.
- Prisni kualitet dhe kuantitet të njëjtë të punës, si prej nxënësve që belbëzojnë si prej atyre që nuk belbëzojnë.
- Flisni me nxënësit pa nxitim, duke pauzuar shpesh.
- Le të kuptohet se ju jeni duke e dëgjuar përmbajtjen e mesazhit, e jo mënyrën si është thënë.
- Bisedo sy me sy me nxënësin që belbëzon për nevojat e tij në klasë që të ndihet sa më komod. Respekto nevojat e nxënësit, por vetëm nëse ato janë të mundura.
- Mos e bëni belbëzimin si diçka që duhet të të vijë turp nga ai.
Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.