Shoqata
Kuvendi Themelues i Shoqatës Kosovare për Belbëzim
Më 3 korrik 2014, në Hotel Sirius, u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqatës Kosovare për Belbëzim.
Në Kuvendin Themelues u shqyrtua dhe u aprovua Statuti i Shoqatës, u zgjodh Bordi Drejtues, themeluesit e shoqatës dhe përfaqësuesi i shoqatës.
Bordi Drejtues:
- Burim Azemi (themelues dhe përfaqësues) – kryetar;
- Arban Limani (themelues) – nënkryetar;
- Shkurte Berisha (themelues) – sekretare;
- Nagjije Kuqi – anëtare;
- Durim Bytyqi – anëtar
Kuvendi II i Shoqatës Kosovare për Belbëzim
Më 4 shtator 2014, në Hotel Sirius, u mbajt Kuvendi II i Shoqatës Kosovare për Belbëzim.
Në Kuvend është aprovuar logo e re e shoqatës e disenjuar nga z.Arban Limani dhe eshte formuar grupi punues për botim me udheheqës të grupit z. Enes Aliu
Regjistrimi i Shoqatës Kosovare për Belbëzim
Më 4 shtator 2014 eshte regjistruar zyrtartarisht Shoqata Kosovare per Belbezim nga Ministria e Administrates Publike te Republikes se Kosoves me nr. 5115167-4.
Anëtarësimi në Ligën Europiane të Shoqatave për Belbëzim
Më 12 dhjetor 2014, Shoqata Kosovare për Belbëzim është pranuar anëtar në ELSA (Liga Europiane e Shoqatave për Belbëzim).
Aktivitete të shoqatës
Në bazë të propozimit nga Shoqata Kosovare për Belbëzim, në web faqen më të njohur në botë lidhur me belbëziminTHE STUTTERING HOME PAGE, është shtuar fjala belbëzim edhe në gjuhën shqipe, dhe është shtuar flamuri i Republikës së Kosovës, si dhe linku për Shoqatën Kosovare për Belbëzim.
Anëtarësimi në Asociacionin Ndërkombëtar për Belbëzim
Shoqata Kosovare për Belbëzim është anëtare në ISA (International Stuttering Association).
Kuvendi III i Shoqatës Kosovare për Belbëzim
Më 17 tetor 2015, në Hotel Sirius, u mbajt Kuvendi III i Shoqatës Kosovare për Belbëzim.
Në Kuvend janë aprovuar raporti vjetor për vitin 2014, ndryshimet në kryesinë e shoqatës dhe ndryshimet në statutin e shoqatës.
Gjithashtu janë promovuar librat dhe videomateriali, të cilat do të përdoren gjatë implementimit të projektit nëpër shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Prishtinës, janë prezantuar aktivitetet e shumta të shoqatës nga kuvendi i kaluar deri sot, dhe aktivitetet e planifikuara deri në kuvendin e ardhshëm.
Falenderojmë kompaninë e sigurimeve Siguria për mbështetjen financiare të Kuvendit III të Shoqatës Kosovare për Belbëzim.