Mitet lidhur me belbëzimin

Mitet lidhur me belbëzimin

Miti:               Njerëzit që belbëzojnë nuk janë të menqur.

Realiteti:      Nuk ka asnjë relacion mes belbëzimit dhe inteligjencës.

Miti:               Neuroza shkakton belbëzimin.

Realiteti:       Neuroza nuk shkakton belbëzimin. Dhe as nuk mund të supozojmë se njerëzit që belbëzojnë janë të prirur të jenë nervoz, të druajtur, anksioz ose të turpshëm. Ata kanë personalitetin e tyre të plotë njësoj si ata që nuk belbëzojnë.

Miti:               Belbëzimi mund të “ngjitet” përmes imitimeve ose duke e dëgjuar një person që belbëzon.

Realiteti:       Belbëzimi nuk “ngjitet”. Askush nuk e di shkakun e vërtetë të belbëzimit, por hulumtimet e fundit tregojnë se historia familjare (gjenetika), zhvillimi neuromuskular, dhe ambienti i fëmijës, përfshirë dinamikën e familjes, të gjitha luajnë rol në paraqitjen e belbëzimit.

Miti:               Ndihmon që t’i tregojmë personit që “të marr thellë frymë para se të flas,” ose “të mendoj së pari para se të flas.”

Realiteti:       Kjo këshillë e bënë personin edhe më të vetëdijshëm, dhe e bën belbëzimin edhe më të vështirë. Reagime më të dobishme përfshijnë të dëgjuarit me durim dhe duke modeluar vetë një të folur të ngadalshëm dhe të qartë.

Miti:               Stresi shkakton belbëzimin.

Realiteti:       Siç është cekur më lartë, janë të përfshirë shumë faktorë. Stresi nuk është shkaktar, por sigurish mund të keqësoj belbëzimin.

 

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

Comments are closed.