Doracak
Doracaku “Belbëzimi – të flasim sinqerisht me mësimdhënësit”
Ky doracak është një burim i mrekullueshëm i informacionit për mësimdhënës dhe logopedë, të cilët janë të brengosur lidhur me fëmijët që belbëzojnë në klasën e tyre.
Pjesa e parë është dedikuar kryesisht për t’u përgjigjur në pyetjet më të shpeshta të mësimdhënësve dhe si të ndërveprojnë me fëmijët që belbëzojnë në klasën e tyre.
Pjesa e dytë për logopedë ofron këshilla se si të udhëhiqen diskutimet në grup dhe diskutimet individuale me mësimdhënësit që kanë fëmijë që belbëzojnë në klasën e tyre dhe jep informata shtesë lidhur me belbëzimin.
Në doracak gjindet edhe posteri me njerëzit e famshëm që kanë belbëzuar.
Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij doracaku në gjuhën shqipe: Belbëzimi: Të flasim sinqerisht me mësimdhënësit.
Doracaku “Fëmija që belbëzon: për pediatër”
Shumica e fëmijëve kalojnë nëpër periudha të jorrjedhshmërisë derisa mësohen për të folur. Disa do të përjetojnë një belbëzim të lehtë, dhe për disa të tjerë kjo vështirësi do të bëhet më e madhe. Intervenimi i hershëm nga pediatri mund të ndihmoj prindërit për të kuptuar dhe kështu për të minimizuar problemin.
Këtu mund ta shkarkoni përkthimin e këtij doracaku në gjuhën shqipe: Fëmija që belbëzon: për pediatër.