Author: shkb

Kongresi IFA 2015 – Lisbonë

Kongresi IFA 2015 – Lisbonë

Nga data 4 korrik deri më 10 korrik 2015 do të mbahet Kongresi i 8-të Botëror lidhur me çrregullimet në rrjedhshmëri që organizohet nga IFA (International Fluency Association). Kongresi do të mbahet në Lisbonë – Portugali.
Në kongres do te marrin pjesë edhe Shoqata Kosovare për Belbezim dhe Shoqata e Logopedëve të Kosovës, të perfaqësuar nga kryetarët e tyre.
Shpenzimet e regjistrimit në kongres janë mbuluar nga Ministria e Shendetësise e Republikës së Kosovës, të cilën e falenderojmë për ndihmën e tyre, kurse per shpenzimet tjera te udhëtimit dhe akomodimit nuk kemi hasur perkrahje nga donatoret tjerë.
Në kongres do të ketë tema te ndryshme, që shpresojme se do të jenë me rendësi për përmiresimin e jetës sociale dhe akademike të personave që belbezojnë:
– Si të punojmë me femijët parashkollor;
– Aftesitë themelore në punën me femijët shkollorë që kanë çrregullim te rrjedhshmërisë;
– Menaxhimi i belbëzimit te adoleshentët dhe te të rriturit;
– Perspektiva botërore në qasjen publike dhe profesionale lidhur me çrregullimet e rrjedhshmerisë;
– Çfarë mund të na tregojne imazhet e trurit lidhur me çrregullimet e rrjedhshmërisë?
– Belbëzimi: integrimi i informatave nga sjellja e belbëzimit, hulumtimet e trurit dhe perceptimi i personave që belbëzojnë;
– Metodat praktike për menaxhimin e anksiozitetit te të rriturit që belbëzojnë.
Per secilën temë, do të pergadisim artikuj nga vendi i ngjarjes të cilët do të publikohen në webfaqen tonë www.belbezimi.org dhe ne rrjetet sociale Facebook dhe Twitter të shoqatës.
ifa
Mekanizmi Valsalva

Mekanizmi Valsalva

EDHE PSE TË FOLURIT ËSHTË NJË GJË E NATYRSHME për qenien njerëzore, nuk ekziston një organ që është i dedikuar ekskluzivisht për të folurit. Syri është i dedikuar për të shikuar, veshi për të dëgjuar, stomaku për të tretur ushqimin, dhe zemra për të pompuar gjakun. Nga ana tjetër, të folurit kërkon një ndërveprim të disa pjesëve të ndryshme të trupit, funksioni primar i të cilave nuk është të folurit. Goja me gjuhën, buzët dhe dhëmbët është disenjuar për të ngrënë dhe për të pirë. Mushkëritë dhe kanali i frymëmarrjes janë të përkushtuara për frymëmarrje.

Madje edhe laringu – vetë kutia e të folurit – nuk është e kufizuar vetëm për fonacion. Ai ka një funksion tjetër, që ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga ditët kur paraardhësit tanë zbritën nga pemët. Laringu na ndihmon për të kryer përpjekjet fizike të mëdha.

Për të demostruar se çfarë dëshiroj të them, le të fillojmë me një ushtrim.

Ngrituni. Lidhni gishtat e të dy duarve së bashku para krahërorit tuaj. Merrni frymë thellë. Tani tentoni të ndani duart, por mos i ndani[1]. Tërhiqni fort (por jo aq fort sa të pësoni sulm në zemër). Njësoj, ju mund të futni duart nën skajet e një tavoline të rëndë dhe të tentoni ta ngritni atë lart. Tani relaksohuni.

Çfarë vërejtët derisa ishit duke tërhequr duart? Në mënyrë të qartë, muskujt në krahët dhe duart tuaja ishin të tensionuara. Krahërori dhe shpatullat ishin të ngurtësuar. Gjithashtu mund të keni vërejtur se muskujt në krahërorin dhe abdomenin, deri poshtë pjesës së përparmë të trupit, ishin të shtrënguar. Por çfarë tjetër ka ndodhur?

Provoni përsëri të njëjtin ushtrim. Merrni prapë frymë thellë, tërhiqni duart fort (ose tentoni të ngritni tavolinën), dhe këtë herë kushtoni vëmendje fytit tuaj. Nëse jeni sikurse njerëzit tjerë, ju do të vëreni se fyti juaj nuk është vetëm i tensionuar, por është plotësisht i mbyllur. Aq më tepër, sa më fort t’i tërhiqni duart, aq më fort mbyllet fyti juaj.

Tani provoni të ndjeni se ku në fytin tuaj ka ndodhur kjo mbyllje. Ju do të gjeni se kjo ka ndodhur tamam mbrapa mollës së Adamit, në vendin e njëjtë ku prodhohet zëri juaj – në laring.

Laringu në këtë rast është duke bërë njërën nga detyrat themelore për të cilën është disenjuar. Kjo quhet mbyllje e sforcuar. Kjo është mënyra se si trupi mbyll skajin e epërm të kanalit të frymëmarrjes, për të mbajtur frymën në mushkëri. [2]

cross-section larynxGjatë mbylljes së sforcuar, muskujt e laringut sillen në mënyrë krejtësisht të ndryshme në krahasim me atë se si sillen ato gjatë fonacionit. Fonacioni prodhohet duke i bashkuar butësisht kordat vokale, derisa një rrymë e ajrit kalon përmes tyre. Kjo shkakton që kordat vokale të vibrojnë, duke krijuar tingujt e zërit tonë. Ndërkohë, kordat vokale false (kordat vestibulare), të cilat ndodhen mbi kordat vokale, mbesin të hapura.

Mbyllja e sforcuar, në anën tjetër, arrihet duke shtypur së bashku kordat vokale false dhe kordat vokale. Brendësia e laringut mbyllet fort, si një grusht, duke bllokuar tërësisht rrjedhjen e ajrit. [3] Laringu është disenjuar që të mbyllet me forcë të mjaftueshme për të mbajtur brenda çdo sasi të shtypjes së ajrit që mund të vjen nga mushkëritë.

Tani përsëritni ushtrimin me tërheqje të duarve, dhe kushtoni vëmendje nga afër se çfarë ndodh me pjesën tjetër të trupit. Vëreni tensionin në muskujt e krahërorit. Ata janë të tendosur për ta tërhequr kafazin e krahërorit poshtë, në mënyrë që të bëjnë shtypje në mushkëri.

Çfarë lidhur me muskujt abdominal – ata që janë në pjesën e përparme të trupit, nën kërthizë? A mund të vëreni se si shtërngohen ata? Këta muskuj shtypin mbi zorrët dhe organet tjera në zgavrën e abdomenit, duke i sforcuar ata lart ndaj diafragmës. Me ngritjen e qendrës së diafragmës lart, kjo gjithashtu shton më shumë shtypje në mushkëri.

Dhe çfarë ndodh me mushkëritë? A e ndjeni se ato duket se do të shpërthejnë? Nuk është çudi. Muskujt e krahërorit dhe të abdomenit janë duke bërë çdogjë që nxjerrin ajrin me forcë jashtë mushkërive. Në të njëjtën kohë, laringu është tendosur aq shumë për ta mbajtur frymën të bllokuar brenda. Si rezultat, shtypja e ajrit në mushkëri bëhet gjithnjë e më e madhe.

Çfarë është duke ndodhur? Dhe pse?

Ju jeni duke kryer një manovër Valsalva. Ky është një funksion normal i trupit që ndodh në të gjithë qeniet e shëndetshme njerëzore kur ata ushtrojnë një përpjekje të madhe fizike. [4] Edhe pse shumica e njerëzve nuk i kushton vëmendje kësaj, manovra Valsalva ka qenë e njohur për shkencën mjekësore për më shumë se dyqind vjet. Emrin e ka marrë sipas Antonio Maria Valsalva, një anatomisti italian që ka jetuar nga 1966 deri më 1723.

manovra ValsalvaKur ne kryejmë manovrën Valsalva, ne bllokojmë pjesën e epërme të kanalit të ajrit derisa ne shtrëngojmë muskujt  krahërorit dhe abdomenit për bërë shtypje në mushkëri. Kjo ka efektin e njëjtë si shtrydhja e tullumbacës pjesërisht të fryrë. Fillimisht, tulllumbacja duket e butë, por duke e rritur shtypjen e ajrit duke e shtrydhur atë, tullumbacja bëhet gjithnjë e më e fortë. Kur ne kryejmë manovrën Valsalva, është njësoj si shtypja e një tullumbace brenda krahërorit tonë.

Ajri me shtypje jep fortësi dhe ngurtësi. Ne të gjithë jemi të familjarizuar me ato lodrat e fryra prej gomës, të cilat janë të buta kur ato nuk kanë shumë ajër. Por kur i fryjmë me shumë ajër, ato ngurtësohen; ato qëndrojnë në këmbë dhe marrin formën e vet. Goma e shfryrë nuk mund të bëj asgjë. Por kur ajo është e mbushur me ajër me shtypje, ajo mund të mbaj një automjet që peshon me qindra kilogramë. Njësoj, kur ne krijojmë shtypje në mushkëri duke e kryer manovrën Valsalva, trupi ynë është më i fortë, më i ngurtë dhe mund të kryej në mënyrë më efikase përpjekjet e mëdha.

A keni vërejtur se si peshëngritësi “e mban frymëmarrjen e tij” derisa tendoset për të ngritur peshat e rënda mbi kokën e tij? Ai është duke kryer manovrën Valsalva. Shtypja e ajrit në mushkëritë e tij e mban krahërorin dhe supet e tij më të forta dhe më të ngurta, duke i dhënë më shumë mbështetje krahëve të tij. Në këtë mënyrë, ai mund të orientoj të gjithë energjinë e tij drejt ngritjes së peshave lart. Në të kundërtën, një sasi e energjisë do të humbej derisa krahërori dhe supet e tij do të lëshoheshin poshtë. (Megjithatë, ju lutem vëreni se kryerja e manovrës Valsalva derisa ngrisim peshat nuk rekomandohet dhe mund të rezultoj në sulm në zemër).

Duke përdorur manovrën Valsalva, ne mbajmë dhe rëndojmë trungun e trupit tonë. Kjo i ndihmon duarve dhe këmbëve për të kryer shumë lloje të detyrave të vështira, si ngritje, shtyrje, tërheqje, kanotazh, alpinizëm dhe shtypje teposhtë me këmbët tona. Herën e ardhshme kur të kryeni ndonjë nga këto aktivitete, vëreni se si laringu juaj mbyllet instiktivisht. Ju jeni duke kryer manovrën Valsalva.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të përdorni manovrën Valsalva kur bëni përpjekje të mëdha. Nëse ju mendoni me vetëdije lidhur me këtë, ju mund t’i thoni trupit tuaj që mos të mbyll laringun derisa jeni duke tërhequr, shtyrë, etj. Manovra Valsalva vetëm na ndihmonmekanizmi Valsalva t’i kryejmë ato punë më me forcë.

Manovra Valsalva gjithashtu mund të na ndihmoj të kryejmë lloje tjera të funksioneve të trupit, si p.sh. jashtëqitja, urinimi dhe lindja e foshnjës. [5] Në këto aktivitete, ne shtërngojmë muskujt e abdomenit në përpjekje për të shtyrë gjërat e ndryshme jashtë zgavrës së abdomenit. Laringu mbyllet natyrshëm, për të mbajtur ajrin në mushkëri. Ajri me shtypje që rezulton nga kjo, ndihmon që të stabilizohet diafragma, ashtu që shtypja abdominale të orientohet teposhtë në mënyrë më efikase. Ky aktivitet më së shpeshti ndodh kur një person tenton të sforcoj jashtë mbetjet nga zorra.

Po e theksojmë përsëri, se manovra Valsalva nuk është absolutisht e domosdoshme për jashtëqitje. Ju mund të zgjidhni me vetëdije për të mbajtur laringun të hapur, nëse dëshironi.[6] Ekzistojnë muskuj tjerë në abdomen që kanë mundësi të lëvizin zorrët vetvetiu. Manovra Valsalva thjesht na lejon të përdorim forcë shtesë teposhtë, gjatë përpjekjes për të ndihmuar që të kryhet kjo punë.

Kur kemi ndërmend të kryejmë jashtëqitjen, muskujt e zorrës së drejtë (rektal) dhe anal relaksohen, në këtë mënyrë duke lejuar që lëvizjet e zorrëve të nxjerrin jashtë mbetjet. Megjithatë, kur nuk kemi ndërmend jashtëqitjen, këta muskuj shtërngohen gjatë manovrës Valsalva, për të parandaluar zbrazjen aksidentale të zorrëve. Mbrojtësi kryesor është muskuli puborektalis. Ai formon një rrip përrreth rektumit – gypit që bart materialin e mbetur nga zorra në anus. Kur të shtërngohet muskuli puborektalis, ai bllokon rektumin që të mos dal asgjë jashtë tij. [7]

Të gjithë muskujt që i diskutuam – muskujt e laringut, të krahërorit, të abdomenit dhe të rektumit – janë të lidhur mes vete si një “ekip” përmes sistemit nervor. Ata koordinohen në mënyrë neurologjike për t’u tkurrur në të njëjtën kohë gjatë kryerjes së manovrës Valsalva. Kur njëri nga këta muskuj tkurret, atëherë të gjithë tkurren – përveq kur ne me vetëdije i’u themi që mos ta bëjnë këtë. Dhe ata të gjithë tentojnë të tkurren me të njëjtën shkallë të forcës, në përpjestim me njëri-tjetrin.[8]

Prandaj, ne do t’i referohemi këtij ekipi të muskujve si një njësi e vetme e koordinuar, të quajtur mekanizmi Valsalva. Ky është mekanizmi që e përdorim për të kryer manovrën Valsalva.

A mund të jetë ky mekanizmi fizik që është i përfshirë në belbëzim?

Siq është diskutuar, edhe rrethanat edhe simptomet e belbëzimit janë të lidhura me përdorimin e forcës. Ne tentojmë të belbëzojmë më shumë, kur ndjejmë se nevojitet të “provojmë fort” dhe të përdorim forcë shtesë gjatë të folurit. Ngjashëm, belbëzimi shpesh karakterizohet me forcën dhe përpjekjet e tepërta gjatë tentimit për të folur. Prandaj, mund të presim që mekanizmi fizik që është i përfshirë në belbëzim duhet bëj diçka që ka lidhje me përdorimin e forcës dhe bllokimin e sforcuar të rrjedhjes së ajrit. Mekanizmi Valsalva në mënyrë të dukshme i plotëson këto kërkesa.

Manovra Valsalva gjithashtu është e lidhur edhe me përgjigjen tonë instiktive ndaj anksiozitetit. Ajo ndodh automatikisht si pjesë e reagimit “lufto-ik-shtangu” ndaj situatave të frikshme.

Ne gjithashtu vërejtëm se belbëzimi shpesh karakterizohet me vështirësi ose vonesa në fonacion. Kjo sugjeron që mekanizmi fizik i belbëzimit duhet të ketë ndonjë efekt në laring. Përsëri, mekanizmi Valsalva e plotëson këtë kriter.

Siq e kemi parë, mekanizmi Valsalva është i disenjuar mirë që të na ndihmoj gjatë përdorimit të përpjekjes fizike dhe gjatë sforcimit të lëvizjes së zorrëve. Megjithatë, ai definitivisht nuk është i disenjuar që të na ndihmoj për të folur dhe për t’i sforcuar fjalët të dalin jashtë. Përkundrazi, ai e bllokon rrjedhjen e ajrit që nevojitet për të folur dhe shkakton që laringu të shtërngohet si një grusht.

Megjithatë, ka ende për të sqaruar. Deri tani, ne kemi diskutuar vetëm se si mbyllet laringu gjatë manovrës Valsalva. Derisa kjo mund të sqaroj bllokimin e belbëzimit që ndodh në laring, si mund t’i sqarojmë bllokimet e belbëzimit që ndodhin në gojë?

Ne mund ta zgjidhim shpejt këtë mister duke u kthyer mbrapa te ushtrimi i tërheqjes së duarve ose të ngritjes. Merrni frymë thellë, por para se të filloni të tërhiqni duart tuaja për t’i ndarë ose për të ngritur tavolinën, bashkoni buzët tuaja si kur dëshironi të thoni tingullin p, si në “patate”. Tani filloni të tërhiqni duart që t’i ndani ose filloni të ngritni tavolinën.

Çfarë vëreni lidhur me buzët tuaja? Shumica e njerëzve kuptojnë se buzët bashkohen duke u shtërnguar fort. Sa më shumë që të tërhiqni duart ose të ngritni tavolinë, aq më shumë mbyllen buzët.

Tani shikoni se çfarë ndodh kur të shtypni majën e gjuhës ndaj mishit të dhëmbëve që ndodhen lart përpara, si gjatë thënies së tingullit t, si në “tavolina”. Merrni frymë thellë dhe filloni të tërhiqni ose të ngritni. Me siguri do të kuptoni se maja e gjuhës shtypet gjithnjë e me më shumë forcë.

Në fund, prekni me shpinën e gjuhës majën e gojës, si gjatë thënies së tingullit k, si në “këmbë”. Merrni frymë thellë dhe përsëri tërhiqni ose ngritni. Tani shpina e gjuhës është duke shtypur me forcë.

A ju duken të njohura këto mbyllje të sforcuara?

Në të gjitha rastet, ju jeni duke kryer manovrën Valsalva, por ju jeni duke përdorur buzët ose gjuhën, në vend të laringut, për të mos lejuar që ajri të dal jashtë. Buzët dhe gjuha e luajnë rolin e njëjtë si më herët laringu, duke u shtërnguar shumë e më shumë për të bllokuar shtypjen e ajrit në mushkëri. Prandaj, buzët dhe gjuha mund të bëhen gjithashtu pjesë e mekanizmit Valsalva.

Se a janë buzët, gjuha ose laringu që kryejnë mbylljen varet se cila e pengon e para rrjedhjen e ajrit. Nëse filloni me buzët e mbyllura, atëherë buzët e marrin rolin për mbyllje të sforcuar gjatë manovrës Valsalva. Ngjashëm, nëse një pjesë e gjuhës fillimisht e ndalon rrjedhjen e ajrit, atëherë pjesa e njëjtë e gjuhës do të vazhdoj të shkaktoj shtypje gjatë manovrës Valsalva. Sa më shumë që muskujt e krahërorit dhe të abdomenit tentojnë të sforcojnë ajrin jashtë, aq më shumë buzët, gjuha ose laringu shtypin, duke tentuar që ta bllokojnë ajrin brenda. Sa më shumë që tentoni të kaloni nëpër këtë bllokim, aq më i fortë bëhet bllokimi. Kjo është mënyra si vepron mekanizmi Valsalva.

A është kjo dukshëm e ngjashme me bllokimet e sforcuara që ndodhin gjatë belbëzimit?

A është e mundur që mekanizmi Valsalva disi të aktivizohet kur personi që belbëzon tenton të flas, duke shkaktuar këto bllokime të sforcuara? A mundet mekanizmi Valsalva të ndërhyj me të folurit në mënyra tjera – siq është pengimi i fonacionit? Këto mundësi do të shqyrtohen në kapitujt e ardhshëm.

 

 

 

[1] Ky ushtrim në mjekësi njihet si “manovra e Jendrassik-ut”. Efekti i tij është të stimuloj manovrën e Valsalvës. Lastovka, 1970.

[2] Fink, 1975, fq 85-100; Fink dhe Demarest, 1978, fq.45-63.

[3] Siq vërehet nga Ardram dhe Kemp, 1967, fq. 381, “laringu mbyllet nga brendësia e kordave vestibulare (kordave vokale false) në nivelin e kordave vokale; barkushet laringeale janë të fshehura.” Fink dhe Demarest, 1978, fq. 47, përmbledh dallimet mes mbylljes së sforcuar dhe fonacionit si vijon:

“Derisa mbyllja fonatore kufizohet në mbylljen e glotisit, pra ndajvënies së kordave vokale nga paraqitja e kërceve aritenoide, mbyllja e sforcuar nënkupton edhe ndajvënien e kordave vestibulare (kordave vokale false) dhe bazës së kërceve kunjore nga muskujt tiroaritenoid, si dhe një sasi të ndryshme të ndajvënies së kordave tirohioide mediane në majën e kordave vestibulare të afruara.”

[4] Carlson, Johnson dhe Cavert, 1961, fq. 262; Ardran dhe Kemp, 1967; Fink, 1973; Fink, 1975, fq. 89-92; Fink dhe Demarest, 1978, fq. 45-63.

[5] Dickson dhe Maue-Dickson, 1982, fq. 135.

[6] Ardran dhe Kemp, 1967, fq. 381.

[7] Fink, 1975, fq. 99.

[8] Fink, 1975, fq. 93-97; Fink dhe Demarest, 1978, fq. 46.

 

Pjesë nga libri “Të kuptuarit dhe kontrollimi i belbëzimit – një qasje plotësisht e re e bazuar në hipotezën Valsalva” nga William D. Parry

Copyright © 2013 by William D. Parry

Parimet themelore të të folurit

Parimet themelore të të folurit

TË FOLURIT ËSHTË PROCESI i shndërrimit të mendimeve në zë. Ai fillon me qëllimin tonë për të komunikuar. Ne i zgjedhim idetë që dëshirojmë t’i shprehim. Ne zgjedhim fjalët e duhura për t’i transmetuar ato ide. Ne e dijmë se si ato fjalë supozohet se do të tingëllojnë. Tani ne duhet të përdorim të gjitha pjesët e mekanizmit tonë të të folurit, të përshkruar në kapitullin e kaluar, për t’i prodhuar ata tinguj. Por si?

Siq do të përshkruhet në kapitujt pasardhës, pjesë të caktuara të trurit krijojnë programe motorike neurologjike për lëvizje të caktuara që kërkohen gjatë prodhimit të të folurit. Përmes procesit që quhet akordimi neuromotorik, truri përgadit muskujt e duhur për të reaguar kur ata pranojnë sinjalin shkrepës për lëvizje të caktuara.

Prodhimi fizik i të folurit përfshin katër elemente themelore:

  • Frymëthithjen – në të cilën ajri futet në mushkëri.
  • Rrjedhjen e ajrit jashtë – në të cilën ajri nxirret jashtë nga mushkëritë dhe kalon nëpër laring dhe gojë.
  • Fonacionin – vibrimin e kordave vokale në laringun tuaj me kalimin e ajrit përmes tyre, duke prodhuar tingujt e zërit tuaj.
  • Artikulimin – lëvizjet e buzëve, gjuhës dhe pjesëve tjera të traktit vokal, të cilat formojnë zgavra orale për të formuar zanoret, dhe të cilat pjesërisht ose përkohësisht e ndalojnë rrjedhjen e ajrit në mënyra të ndryshme për të krijuar bashkëtingëllore të caktuara.

Rrjedhja e ajrit

Në kapitullin e kaluar kemi shqyrtuar se si aparati i frymëmarrjes shkakton rrjedhjen e ajrit që e mundëson të folurit tonë. Frymëmarrja ka dy hapa themelor: frymëthithjen dhe frymënxjerrjen. Para se të flasim, ne së pari duhet të thithim ajrin për të mbushur mushkëritë me ajër, i cili na nevojitet për rrjedhjen e ajrit.

Siq kemi mësuar, frymëthithja është e vetmja pjesë e frymëmarrjes që kërkon aktivitet muskular. Derisa ne e thithim frymën, diafragma në formë të kupolës, e cila ndan zgavrën e krahërorit prej zgavrës së abdomenit, tkurret ashtu që qendra e saj lëviz teposhtë. Në të njëjtën kohë, muskuj të caktuar tkurren në krahëror, duke e rritur kafazin e krahërorit. Te dy këto lëvizje shkaktojnë që zgavra e krahërorit të rritet në madhësi. Me rritjen e hapësirës, shtypja e ajrit në mushkëri bëhet më e vogël se e ajrit përjashta. Si rezultat, ajri thithet brenda në mushkëri. Derisa kjo ndodh, laringu ynë mbetet i hapur gjerësisht, duke lejuar që ajri të rrjedh lirshëm.

Rrjedhja e ajrit të të folurit prodhohet gjatë nxjerrjes së frymës. Të gjithë tingujt e të folurit krijohen dhe barten nga rrjedhja e ajrit përjashta.  Nuk ka zë pa lëvizje të ajrit. askush nuk mund të flas derisa e mban frymën.

Derisa ne e nxjerrin frymën jashtë, muskujt e krahërorit dhe diafragma relaksohen ngadalë, duke lejuar që zgavra e krahërorit dhe mushkëritë të tkurren në madhësinë e tyre të zakonshme. Duke u zvogluar zgavra e krahërorit, shtypja e ajrit në mushkëri bëhet më e madhe se ajri përjashta. Rrjedhimisht, ajri tani rrjedh jashtë mushkërive, sikurse ajri që lëshohet nga tullumbacet. Ajri rrjedh përpjetë përmes laringut.

Për të nxjerrë frymën nuk kërkohet as forcë, as përpjekje. E gjitha që duhet të bëni është të relaksoheni. Rezultati është rrjedhja pasive e ajrit.

Siq është theksuar edhe më herët, është e mundur që të rritet forca e rrjedhjes së ajrit duke tkurrur muskujt abdominal. Këta muskuj forcohen përreth zorrëve dhe organeve tjera në zgavrën e abdomenit, duke i sforcuar ata përpjetë ndaj pjesës së poshtme të diafragmës. Kjo e shtyn diafragmën lart në zgavrën e krahërorit, duke e rritur shtypjen e ajrit në mushkëri. Është edhe një grup i muskujve të krahërorit të cilët mund të veprojnë për të zvogluar kafazin e krahërorit, duke shtuar shtypje shtesë në mushkëri. Si rezultat është nxjerrja e frymës me forcë.

Fonacioni

Ajri që del jashtë nëpër laringun e hapur shkakton shumë pak zë. Për t’u prodhuar zëri, kordat vokale në laring duhet të afrohen së bashku në atë mënyrë që ato do të vibrojnë me kalimin e ajrit përmes tyre. Ky vibracion quhet fonacion. Ju në të vërtetë mund të ndjeni laringun duke vibruar nëse e prekni fytin tuaj, afër mollës së Adamit, derisa jeni duke bërë një tingull të zëshëm.

Truri përgadit laringun për fonacion përmes procesit neurologjik që quhet akordim para fonacionit. Ky përgadit muskuj të caktuar të laringut për të bashkuar korvocal cordsdat vokale në kohën e duhur dhe me sasi të duhur të tensionit kur të pranohet sinjali shkrepës.

Siq kemi parë në kapitullin e mëhershëm, kordat vokale janë të ankoruara së bashku në skajet e përparme – d.m.th. kah pjesa e përparme e fytit. Në mënyrë që të shkaktohet fonacioni, skajet e brendshme të kordave vokale duhet të vendosen në pozicion të mbyllur. Kjo bëhet përmes disa muskujve shumë të vegjël në laring që lëvizin së bashku kërcin aritenoid dhe e bllokojnë në një pozicion. Muskuj të tjerë i japin kordave vokale tensionin e duhur që nevojitet për vibracion. Muskuj tërësisht të tjerë përdoren për të hapur kordat vokale.

Tani për tani, nuk ka nevojë të listojmë të gjithë këta muskuj sipas emrave. Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse ne e kemi ndjenjën se si veprojnë ata. Filloni duke shkaktuar rrjedhjen lineare të frymës së pazëshme. Pa e ndalur frymën tuaj, shndërroni atë në tingullin “aah”. Mandej lejoni që fryma juaj të bëhet e pazëshme përsëri. Kur keni dëgjuar zërin, kordat vokale kanë qenë të bashkuara. Kur frymëmarrje ka qenë e pazëshme, kordat kanë qenë të hapura.

A i keni ndjerë lëvizjet në laringun tuaj? A i keni ndjerë kordat vokale se si mbyllen dhe hapen? Vazhdoni të praktikoni lëvizjen e kordave vokale derisa të familjarizoheni me atë se ku gjinden ato dhe si ndjehen ato.

Gjatë të folurit, kordat vokale hapen dhe mbyllen shpejt për të kyqyr ose çkyqur zërin, varësisht se a prodhohet tingulli i zëshëm apo i pazëshëm. Tingujt e zëshëm përfshijnë të gjitha zanoret – në gjuhën shqipe shkronjat a, e, ë, i, o, u dhe y. Fonacioni gjithashtu nevojitemouth positionst për bashkëtingëlloret e zëshme – duke përfshirë tingujt në gjuhën shqipe b, d, dh, g, gj, l, ll, m, n, r, v, xh, z dhe zh.

Disa nga bashkëtingëlloret janë të pazëshme; ato e përdorin rrjedhjen e ajrit pa fonacion. Këtu përfshihen tingujt në gjuhën shqipe për shkronjat c, ç, f, h, k, p, q, s, t dhe th. Derisa prodhohen këta tinguj, kordat vokale do të hapen për për të ndërprerë përkohësisht fonacionin. Mandej ato mbyllen prapë për të shkaktuar zërin për pjesën tjetër të fjalës.

Është me rëndësi të vërehet që gjatë të folurit normal, ka shumë pak përpjekje muskulare që ndodh në laring. Muskujt në vetvete nuk kanë forcë për të shkaktuar që të vibrojnë kordat vokale.  E gjitha çfarë bëjnë ata është lëvizja e kordave vokale brenda dhe jashtë rrugës së rrjedhjes së ajrit, dhe përshtatja e tensionit. Vibracioni shkaktohet nga rrjedhja e ajrit, që është rezultat i relaksimit të krahërorit dhe diafragmës.

Artikulimi

Derisa rrjedhja e ajrit, tani gumëzhima me fonacion, kalon sipër në faring dhe gojë, ajo formësohet në tinguj karakteristik të fjalëve të cilat i flasim. Ky proces i formësimit quhet artikulim.

Shumica e artikulimit bëhet në gojë. Qiellza e butë ose velumi – zgjatja muskulare mbrapa qiellzës së fortë – zakonisht është e ngritur gjatë artikulimit, duke e bllokuar zgavrën e hundës që të pengoj kalimin e ajrit nëpër hundë.

Një lloj i artikulimit është formësimi i tingujve zanorë. Kjo bëhet duke e ndryshuar madhësinë dhe formën e zgavrës orale duke i vendosur gjuhën dhe buzët në pozita të ndryshme. Për shembull, ne themi “u” duke e ngritur gjuhën afër pjesës së mbrapme së gojës dhe duke i rrumbullakësuar buzët si një rreth i vogël. Kur ne themi “i”, gjuha ngritet afër pjesës së përparme të gojës dhe buzët shpalosen gati si për një buzëqeshje. (Ndoshta kjo është arsyeja pse fotografët i thonë klientëve të tyre për të thënë “cheese”). Kur ne themi “a”, gjuha lëshohet poshtë dhe buzët hapen. (rrjedhimisht, kjo është e dobishme për t’u thënë kur mjeku dëshiron të ketë një shikim më të mirë të fytit tonë).

Një lloj tjetër i artikulimit përfshin mënyra të ndryshme përmes të cilave ne krijojmë tinguj bashkëtingëllor.  Bashkëtingëlloret mund të shikohen si një gurgullimë e lehtë e shkaktuar nga buzët dhe gjuha gjatë rrjedhjes së ajrit.

Edhepse shumica e njerëzve nuk i kushton shumë vëmendje kësaj, ekpertët e gjuhës i kanë nxjerr vetes telashe me klasifikimin e secilës prej bashkëtingëlloreve sipas vendit të artikulimit në gojë ose nga mënyra se si prodhohet tingulli. Terminologjia e përdorur mund të ndryshoj, por përshkrimi si më poshtë i tingujve bashkëtingëllor mund t’ju jap një ide më të përgjithshme.

Një bashkëtingëllore klasifikohet si buzore (labiale) nëse ajo shkaktohet nga të dy buzët (si p.sh. p, b dhe m); buzore-dhëmbore (labio-dentale) nëse shkaktohet nga një buzë dhe dhëmbët (f dhe v), dhëmbore (dentale) nëse shkaktohet nga gjuha ndaj dhëmbëve (dh dhe th); hojëzore (alveolare) nëse shkaktohet nga gjuha ndaj mishit të dhëmbëve (d, t, l, n, r, s dhe z); qiellzore (palatale) nëse shkaktohen nga gjuha ndaj qiellzës së fortë (sh dhe zh); prapaqiellzore (velare) nëse shkaktohet nga gjuha ndaj qiellzës së butë (k dhe g);  dhe glotale nëse shkaktohet nga laringu (h).

Sipas përshkrimit të mënyrës së artikulimit, bashkëtingëlloret zakonisht klasifikohen si stopuese (ose “shpërthyese”), fërkimore, afrikate, likuide dhe hundore. Likuidet mund të referohen edhe si gjysmë-zanore.

Bashkëtingëlloret stopuese ose shpërthyese (p, b, t, d, k dhe g) shkaktohen nga bllokimi i shkurtër i rrjedhjes së ajrit, ashtu që shtypja e ajrit të rritet pak, dhe mandej një lëshim i befasishëm përmes një zëri të hovshëm. Bllokimi mund të bëhet me anë të bashkimit të buzëve (si p dhe b), me anë të majës së gjuhës ndaj mishit të sipërm të dhëmbëve (si t dhe d), ose me anë të shpinës së gjuhës ndaj qiellzës së butë (si k dhe g).

Gjatë artikulimit të bashkëtingëlloreve fërkimore (f, v, th, dh, s, z, sh, zh dhe h), rrjedhja e ajrit bllokohet vetëm pjesërisht. Duke dalë ajri jashtë, krijohet një zë fërshëllues nëse bashkëtingëllorja është e pazëshme  ose një zë vibrues nëse bashkëtingëllorja është e zëshme. Fërshëllimat ose vibrimet e ndryshme dallojnë varësisht se a kalon ajri mes buzës së poshtme dhe dhëmbëve (si në f dhe v), gjuhës dhe dhëmbëve (th dhe dh), gjuhës dhe mishit të dhëmbëve (s dhe z), ose gjuhës dhe qiellzës (sh dhe zh).

Tinguj fërshëllues krejt të tjerë artikulohen nëse ngushtimi nuk bëhet në gojë, por në laring, si për tingullin h. Tingulli h është tingull i pazëshëm dhe artikulohet derisa kordat vokale janë të hapura dhe kordat vokale false (kordat vestibulare) janë pjesërisht të mbyllura. Kjo është ngjashëm me atë që ndodh gjatë pëshpëritjes.

Bashkëtingëlloret afrikateç dhe xh – janë kombinim i bashkëtingëlloreve stopuese dhe fërkimore. Dallimi i vetëm mes tyre është se ç është e pazëshme dhe xh është e zëshme.

Bashkëtingëlloret likuide (l dhe r) artikulohen  duke vendosur një pjesë të gjuhës ndaj mishit të dhëmbëve dhe duke lejuar që fryma e zëshme të kaloj përmes hapësirës së hapur. Gjatë artikulimit të tingullit l, kontakti bëhet nga maja e gjuhës. Për tingullin r, anët e gjuhës mblidhen dhe prekin mishin e dhëmbëve.

Bashkëtingëlloret hundore (m, n dhe ng) tingëllohen përmes hundës. Për të arritur këtë, qiellza e butë lëshohet poshtë për t’i lejuar rrjedhjes së ajrit të zëshëm të kaloj përmes zgavrës së hundës. Në të njëjtën kohë, goja mbyllet nga buzët (m), nga gjuha dhe mishi i dhëmbëve (n), ose nga gjuha dhe qiellza e butë (ng). Këto janë bashkëtingëlloret e vetme për të cilat qiellza e butë nuk ngritet për të bllokuar zgavrën e hundës.

Jo i gjithë artikulimi bëhet në gojë. Laringu përdoret gjithashtu për të dhënë një efekt stopues për zanoret që janë në fillim të fjalëve. Ky lloj i artikulimit të zanoreve është i njohur si coup de glotte, ose “atak glotal”. Ne do t’i referohemi kësaj si ndalesë glotale. Kordat vokale dhe kordave vokale false bllokojnë përkohësisht rrjedhjen e ajrit, në mënyrë që të krijohet një shtypje e ajrit. mandej ajri lëshohet papritmas në një hov të vogël të fonacionit, i cili thekson fillimin e tingullit zanorë.

Gjatë të folurit normal, ndodh një mbivendosje gjatë prodhimit të tingujve, që quhet ko-artikulim. Derisa një bashkësi e muskujve është duke prodhuar një tigull, bashkësia e muskujve tjerë është pothuajse e gatshme për të prodhuar tingullin pasardhës. Vëreni, për shembull, dallimin në formën e buzëve tuaja kur formoni tingullin b në fjalët bir dhe në burrë. Fillimisht, buzët janë të gjëra, pothuajse të përgaditura për tingullin “i”. Në rastin e dytë, ato janë të mbledhuar, të gatshme për të formuar “u”.

Ose provoni beg dhe bretk. Në të parën, ju e artikuloni b me gjuhën e rrafshuar. Në të dytën, anët e skajshme të gjuhës janë pothuajse të ngritura për t’u përgaditur për tingullin r.

 

Përmbledhje

Tani ne duhet t’i përmbledhim së bashku: rrjedhja e butë dhe e lehtë e ajrit; laringu i relaksuar, me kordat vokale të gatshme për t’u mbyllur menjëherë kur nevojitet për të prodhuar fonacion; gjuha dhe buzët që lëvizin butësisht prej një pozicioni në tjetrin. Të folurit normal është vetëm një sekuencë e lëvizjeve. Ajo kërkon shumë pak përpjekje. Saherë që gjuha ose buzët bllokojnë përkohësisht rrjedhjen e ajrit, ato preken butësisht dhe e lëshojnë shpejt ajrin, pa forcë ose përpjekje, dhe pa shkaktuar shumë shtypje të ajrit.

Nëse të folurit duhet të jetë i lehtë, atëherë pse personat që belbëzojnë e bëjnë atë të vështirë? Pse përpjekja është aq e dukshme, duke shtërnguar buzët dhe gjuhën me aq forcë, dhe duke shkaktuar shtypje të ajrit derisa ai të bëhet pothuajse i skuqur? Pse, gjatë tentimit për të sforcuar fjalët të dalin jashtë, ai bën çdogjë në fuqinë e tij për të bllokuar fjalët brenda?

A mund të jetë se pjesë të caktuara të mekanizmit tonë të të folurit kanë funksione biologjike tjera që aktivizohen kur personi që belbëzon tenton të flas? A mund të jetë që këto funksione bëhen konfuze me procesin e të folurit në atë mënyrë që e bën të folurit të vështirë?

Në kapitullin e ardhshëm do të shqyrtojmë një mundësi të tillë.

 

Pjesë nga libri “Të kuptuarit dhe kontrollimi i belbëzimit – një qasje plotësisht e re e bazuar në hipotezën Valsalva” nga William D. Parry

Copyright © 2013 by William D. Parry

 

“Mos harroni kurrë se edhe nëse shkoni te eksperti më i njohur në vend, korigjimi i belbëzimit është një projekt që pjesën më të madhe duhet bërë vetë. Belbëzimi është problem i juaj. Eksperti mund t’ju tregoj se çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë, por ju jeni ai që duhet ta bëjë atë. Ju jeni personi i vetëm në botë që mund ta korigjoni belbëzimin tuaj.”

HAROLD B. STARBUCK, Ph.D.

“Parimisht ekzistojnë dy veti kryesore të sjelljes që mund t’i ndryshoj personi që belbëzon. Njëra është vetë sjellja e të folurit dhe tjetra është qëndrimi i tij ndaj të folurit dhe veçanërisht ndaj belbëzimit. Këto dy aspekte janë të lidhura mes vete: njëra prej mënyrave është ndryshimi i qëndrimit  duke i ndihmuar personit që belbëzon për të përjetuar mundësinë e modifikimit të të folurit të tij, dhe mënyra tjetër ndryshimi i të folurit përmes reduktimit të frikës e cila e shoqëron një mënyrë tjetër të të menduarit lidhur me problemin.”

HUGO H. GREGORY, Ph.D.

“Disa persona që belbëzojnë kanë vështirësi gjatë leximit me zë; të tjerët jo. Disa mund të flasin mirë kur janë të prani të autoriteteve; disa tregojnë vështirësitë e tyre më të mëdha në këto raste. Disa mund të përdorin telefonin pa pengesë; të tjerët frustrohet tërësisht në këtë situatë. Të folurit me anëtarët e gjinisë së kundërt shkakton vështirësi të mëdha te një person por rezulton në rrjedhshmëri te një tjetër. Disa flasin mirë në shtëpi por jo në ambiente tjera; kurse me të tjerët situata është plotësisht e kundërt.”

MERLE ANSBERRY, Ph.D.

“Problemi më i madh gjatë trajtimit të belbëzimit është se si të kurajohet personi që belbëzon të qëndroj dhe të vazhdoj me kursin e tretmanit.”

DOMINICK A. BARBARA, Ph.D.

“Personi që belbëzon përpiqet të sforcoj artikulimin e fjalëve të tij dhe tani të folurit bëhet më shumë proces muskular se sa proces mental.”

S. BLUEMEL, M.D.

Mekanizmi i të folurit

Mekanizmi i të folurit

SHIKIMI I BUZËVE të një folësi të rrjedhshëm është një argëtim mahnitës për dikë që belbëzon. Sa shpejt që lëvizin ato! Sa butë që preken mes vete ato! Sa lehtë duket e gjithë kjo! Çfarë mund të jetë sekreti i kësaj?

Natyrisht, ne e dijmë se të folurit është shumë më tepër se lëvizja e buzëve, ose madje edhe e gjuhës. Këto janë vetëm pjesët më të jashtme, të dukshme të mekanizmit të të folurit. Pa marrë parasysh se sa shumë përpjekje bëjmë me buzët ose gjuhën, ato nuk prodhojnë të folurit vetvetiu. Përveç kësaj, neve na nevojitet zëri, neve na nevojitet rrjedhja e ajrit. Prandaj, për të kuptuar mekanizmin e të folurit, ne duhet të shkojmë përtej buzëve, përtej gojës, thellë në trupin tonë.

Tani ne do të shqyrtojmë komponentet e ndryshme të mekanizmit të të folurit – “shpellat dhe tunelet” e gojës, fytit dhe mushkërive – për të zbuluar burimin e të folurit.mouth

Ne filluam me shqyrtimin e buzëve të një folësi të rrjedhshëm. Ato hapen, mbyllen, mblidhen dhe zgjerohen, duke ledhatuar butësisht fjalët që dalin prej tyre. Buzët nuk mbyllen fort, por butë dhe shkurtë, si gjatë një puthje të rastësishme. Mbrapa buzëve janë dhëmbët. Nuk ka kafshim ose shtërngim të dhëmbëve. Nofulla lëviz butësisht, në mënyrë të relaksuar. Ne mund të ndjejmë dëpërtimin e ajrit.

Mbrapa dhëmbëve është gjuha – një masë muskulore e mishit që lëviz vazhdimisht, valëzohet dhe ndryshon format. Ne e vërejmë se si maja e gjuhës nganjëherë prek majën e dhëmbëve të sipërm. Nganjëherë ajo prek kulmin e dhëmbëve (kulmi alveolar, ose mishi i dhëmbëve) mbi dhëmbë. Nganjëherë, mesi ose shpina e gjuhës ngritet lart për të takuar kulmin e gojës, që quhet qiellza e fortë. Megjithatë, kontakti mes gjuhës dhe pjesëve tjera të gojës është i shkurtë dhe i butë.

Edhe më mbrapa, kulmi i gojës bëhet qiellzë e butë ose velum – një zgjatje muskulare e qiellzës së fortë. Ajo përfundon në njerith (uvula), projeksioni në formë hinke që e shohim që varet poshtë në fund të gojës. Velumi mund të lëviz poshtë dhe lart, që të mbyll ose hap korridorin mes zgavrës së hundës dhe pjesës së sipërme të fytit, që quhet faring.

Duke shikuar poshtë faringut mbrapa gjuhës, ne shohim që ajo dërgon në dy korridore. Nga pjesa e brendshme është kanali i ushqimit, që quhet ezofag, i cili dërgon në stomak.

Tuneli nga pjesa e jashtme dërgon në laring – një kutie me formë të çuditshme të kërcejve dhe muskujve, që lëviz vazhdimisht në mënyra të ndryshme. Në maje është një kapak në formë të gjuhës, epigloti. Ky e mbyll kulmin e laringut gjatë përtypjes, për të parandaluar ushqimin që të shkoj aksidentalisht në kanalin e frymëmarrjes. Gjatë të folurit, ai hapet.

Duke vazhduar më poshtë në laring, ne kalojmë përmes dy zgjatjeve, që quhen kordat false vokale ose kordat vestibulare. Përfundi tyre është nvocal foldsjë pamje e mahnitshme. Ne shohim atë që duken si dy buzë, që janë të ankoruara së bashku në pjesën e përparme, dhe të cilat hapen dhe mbyllen në pjesën e mbrapme. Këto janë kordat e vërteta vokale (që në gjuhen popullore quhen “kordat vokale”). Mbaresat e pasme të tyre – ato që janë në pjesën e mbrapme – janë të bashkuara në dy pjesë të vogla kërcore, që quhen kërce aritenoide, të cilat lëkunden duke u hapur dhe mbyllur si një portë e vogël. Kur kordat vokale janë të hapura, hapja (që quhet glotis) është në formë të shkronjës V. Kur kordat vokale mbyllen, glotisi redukohet në vetëm një prerje.

Kordat vokale janë të afta për t’u hapur dhe mbyllur pothuajse njëkohësisht. Derisa ato janë të hapura, nuk ka zë – por vetëm një vrull i ajrit nga poshtë. Kur ato janë në pozitë të mbyllur, ato ende lejojnë një çarje të vockël sa për të kaluar ajri. Rrjedhja e ajrit shkakton që kordat vokale të valëzohen dhe të vibrojnë, që krijon një gumëzhimë që quhet fonacion.

Në laring ka muskuj të vegjël që i bashkojnë kordat vokale dhe muskuj tjerë që i largojnë ato. Gjatë të folurit, kordat vokale hapen dhe mbyllen shpejt duke kyqur ose çkyqur zërin, varësisht se a prodhohet tingulli i zëshëm apo i pazëshëm. Muskuj të tjerë përfshihen në koordinimin e lartësisë së zërit. Kjo bëhet duke e lëvizur laringun në atë mënyrë që të rritet ose zvoglohet tensioni në kordat vokale. Megjithatë, vibracioni i kordave vokale në të vërtetë nuk shkaktohet nga aktiviteti muskulor, por nga kalimi i rrjedhjes së ajrit mes tyre.

Përfundi laringut është kanali i frymëmarrjes, ose trakea. Ne arrijmë te një pirun në tunelin që degëzohet majtas dhe djathtas. Këto janë bronket, që dërgojnë te mushkëritë në anën e majtë dhe të djathtë. Mushkëritë janë organe të buta, me vrima, elastike, dhe në formë hinke. Këtu oksigjeni që na jep jetë shndrrohet në gjak dhe largohet dioksidi i karbonit.

Mushkëritë zgjerohen dhe tkurren nlarynxë mënyrë të përsëritur. Derisa zgjerohen, ajri hyn me vrull poshtë kanalit të frymëmarrjes në mushkëri. Derisa mushkëritë tkurren, ajri me vrull lëviz lart kanalit të frymëmarrjes, përmes laringut dhe jashtë gojës. Kjo është rrjedhja e ajrit jashtë që e mundëson të folurit tonë. Por çfarë e shkakton saktësisht ajrin që të rrjedh? Për të kuptuar këtë, ne duhet të dijmë diçka lidhur me mekanizmin e frymëmarrjes.

Mushkëritë, së bashku me zemrën, janë të vendosura në zgavrën e krahërorit ose toraksit. Kjo është hapësira brenda krahërorit, e mbështjellur me brinjët e krahërorit. Menjëherë nën mushkëri është një muskul i i hollë dhe i gjërë që quhet diafragma. Kjo e ndan kafazin e krahërorit nga zgavra e abdomenit që përmban stomakun, mëlqitë, zorrët dhe organet tjera.

Kur diafragma është e relaksuar, ajo është në formë të kupolës – qendra e saj është e kthyer lart nën mushkëri dhe zemër. Por kur fibrat muskulor në diafragmë tensionohen ose tkurren, diafragma rrafshohet. Si pasojë, qendra e diafragmës lëviz poshtë. Kjo ka dy rrjedhime – ajo shkakton që zgavra e krahërorit të bëhet më e madhe dhe zgavra e abdomenit të bëhet më e vogël. Ajo shtrydh poshtë stomakun zorrët dhe organet tjera.

Mushkëritë janë si tullumbace. Derisa zgavra e krahërorit bëhet më e madhe, sipërfaqja e mushkërive ngjitet me murin e brendshëm të zgavrës së krahërorit, duke shkaktuar që të zgjerohen gjitashtu edhe mushkëritë. Derisa hapësira në mushkëri rritet, ajri thithet poshtë kanalit të frymëmarrjes në mushkëri.

Ky është procesi i marrjes së frymës – që nganjëherë quhet frymëthithje. Kur një person merr frymën duke përdorur diafragmën, kjo quhet frymëmarrje me diafragmë ose frymëmarrje me abdomen. Një mënyrë tjetër me të cilën njerëzit e marrin frymën quhet frymëmarrje me krahëror. Muskuj të caktuar në krahëror (muskujt e jashtëm mes brinjëve) tkurren, duke i lëvizur brinjët jashtë dhe brenda. Kur kafazi i krahërorit ngritet, kjo gjithashtu rrit edhe madhësinë e zgavrës së krahërorit, duke shkaktuar që mushkëritë të zgjerohen dhe të fusin ajrin brenda.

Ju mund të thuani se një person merr frymë me krahëror, sepse ju mund të shikoni krahërorin e tij duke u ngritur derisa thith ajrin dhe duke rënë derisa e nxjerr ajrin jashtë. Ju mund të thuani se ai është duke përdorur diafragmën për të marrë frymë, sepse abdomeni i tij do të zgjatet derisa ai thith ajrin, pasi diafragma i shtyp poshtë  zorrët dhe të tjerat, duke shkaktuar ato të fryhen jashtë përpara. Mandej abdomeni shkon mbrapa derisa ai e nxjerr ajrin jashtë. Zakonisht, një person do t’i përdor edhe muskujt e diafragmës edhe të krahërorit gjatë thithjes së ajrit.

Thithja e ajrit, ose frymëthithja, është pjesa e vetme e frymëmarrjes që kërkon aktivitet muskulor. Nxerrja e ajrit, ose frymënxjerrja nuk kërkon aktivitet të asnjinhaleë muskuli. E gjithë kjo mund të bëhet duke relaksuar muskujt e njëjtë që janë përdorur për thithje të ajrit. Muskujt e krahërorit relaksohen dhe kafazi i krahërorit futet brenda. Diafragma relaksohet dhe organet e abdomenit e shtyjnë prapë atë lart në pozicionin e saj në fomë kupole. Mandej mushkëritë tkurren për shkak të elasticitetit të tyre – si një tullumbace që zvoglohet kur i del ajri jashtë.

Çfarë rëndësie ka kjo për të folurit? Të folurit ndodh derisa ne jemi duke e nxjerrë ajrin. Prandaj, të folurit nuk kërkon ndonjë përpjekje muskulore për rrjedhje të ajrit. Derisa muskujt e frymëmarrjes normalisht na ndihmojnë të mirëmbajmë nivelin e duhur tëshypjes së ajrit, teoritikisht është e mundur të flasim me rrjedhjen pasive të ajrit, ajrin që rrjedh natyrshëm jashtë derisa ne relaksohemi.

Natyrisht, ajri mund të nxirret edhe me forcë jashtë nga mushkëritë. Kjo quhet nxjerrje e ajrit me forcë. Megjithatë, kjo zakonisht nuk është e nevojshme, përveq nëse jemi duke bërë ushtime të jashtëzakonshme, kur fryjmë trumpetën, ose fryjmë një tullumbace. Në nxjerrjene ajrit me forcë, tkurren muskuj tjerë në krahëror (muskujt e brendshëm mes brinjëve), duke i afruar brinjët së bashku dhe duke ngjeshur zgavrën e krahërorit. Përveq kësaj, muskujt rreth zgavrës së abdomenit mund të shtërngohen, duke ngjeshur zorrët dhe organet tjera, duke i sforcuar ato lart ndaj diafragmës, dhe duke e shtypur lart zgavrën e krahërorit. Kjo e rrit shtypjen e ajrit në mushkëri, duke shkaktuar që ajri të nxirret jashtë me presion.

Përdorimi i muskujve të abdomenit për të sforcuar ajrin të del jashtë nuk duhet të ngatërrohet me frymëmarrjen përmes diafragmës. Diafragma tkurret vetëm gjatë thithjes së frymës. Ajo relaksohet gjatë nxjerrjes së frymës. Në anën tjetër, muskujt abdominal, shtërngohen me qëllim të rritjes së shtypjes së ajrit në mushkëri, duke sforcuar ajrin të del jashtë. Gjatë të folurit normal, kjo përpjekje zakonisht nuk vërehet, përveq nëse bërtasim ose këndojmë me zë të lartë.speech mechanism

Tani pasi kemi shqyrtuar thellë mekanizmin e të folurit, në vazhdim do të shqyrtojmë sesi këto pjesë punojnë së bashku gjatë prodhimit të të folurit.

 

Pjesë nga libri “Të kuptuarit dhe kontrollimi i belbëzimit – një qasje plotësisht e re e bazuar në hipotezën Valsalva” nga William D. Parry

Copyright © 2013 by William D. Parry

Pështjellimi

Pështjellimi

Si mund ta dini nëse ju ose dikush tjetër pështjellon?

Njësoj si belbëzimi, pështjellimi është çrregullim i rrjedhshmërisë; por këto dy çrregullime nuk janë të njëjta. Pështjellimi përfshin ndërprerje të tepërta në rrjedhjen normale të të folurit që duket se rezultojnë nga planifikimi i paorganizuar i të folurit, nga të folurit shumë të shpejtë ose me hove, ose thjeshtë nga pasiguria për atë që do të flitet. E kundërta, personi që belbëzon zakonisht e din saktë se çfarë dëshiron të thotë, por momentalisht nuk është në gjendje ta thotë atë. Për ta bërë gjendjen edhe më konfuze, pasi pështjellimi nuk është i njohur mirë, shumë persona që pështjellojnë e përshkruajnë veten si “person që belbëzon”. Gjithashtu konfuze është fakti se pështjellimi shpesh ndodh edhe gjatë belbëzimit.

Definicioni për pështjellimin i miratuar nga Dega për Çrregullim të Rrjedhshmërisë të Asociacionit Amerikan për Të Folur, Gjuhë dhe Dëgjim është: Pështjellimi është një çrregullim i rrjedhshmërisë që karakterizohet me një shpejtësi të të folurit të shpejtë dhe/ose të parregulltë, jorrjedhshmëri të tepërta, dhe shpesh simptome tjera siç janë gabime gjuhësore ose fonologjike dhe mungesë e vëmendjes. Për të identifikuar pështjellimin, ju duhet të dëgjoni të folurit e një folësi që nuk belbëzon. Prania e çrregullimit të rrjedhshmërisë (që nuk është belbëzim) dhe e jorrjedhshmërive të tepërta, do të jenë prezente te një folës që përmbush të gjitha kushtet në vijim:

  • Nuk tingëllon “rrjedhshëm”; pra, nuk duket se është i qartë lidhur me atë që ai dëshiron të thotë, ose si e thotë.
  • Ka nivel të tepërt të “jorrjedhshmërisë normale”, siç janë ndërfutjet dhe përmirësimet.
  • Ka pak ose aspak luftë fizike gjatë të folurit.
  • Ka pak ose fare sjellje përcjellëse (sekondare).

Të folurit e shpejtë dhe/ose të parregulltë do të jetë i pranishëm në folësin i cili ka ndonjërën nga pikat në vijim:

  • Flet “shumë shpejtë” bazuar në përshtypjen e përgjitshme ose numrimit të rrokjeve për minutë.
  • Tingëllon “çuditshëm.”
  • Ka pauza që janë shumë të shkurta, shumë të gjata ose të vendosura në pozita të gabuara të fjalisë.

Siç është vënë re, shumë persona që pështjellojnë edhe belbëzojnë. Dhe shpesh, pështjellimi është i mbuluar ose i maskuar nga belbëzimi. Te disa prej tyre, pështjellimi paraqitet kur ata e kontrollojnë belbëzimin ose fillojnë të belbëzojnë më pak. Megjithatë, pa marrë parasysh se personi që pështjellon a belbëzon (ose a ka belbëzuar më herët), çdo teknikë e terapisë që fokuson vëmendjen në qëllimin e rrjedhshmërisë, siç janë fillimi i butë i zërit, rrokjet më të zgjatura, ose përmirësimi i frymëmarrjes, mund të ndihmojnë gjithashtu për të menaxhuar më shumë simptomet e pështjellimit. Është e rëndësishme që personi që pështjellon të mësohet që t’i kushtoj vëmendje – ose të monitoroj – të folurit e tij dhe të bëj çdo gjë që e bën më të lehtë që ai t’i mbaj mend ato. Disa të rritur që pështjellojnë janë më shumë në gjendje të monitorojnë nëse ata dëgjojnë për çdo ditë një shirit me një mostër të shkurtër të të folurit të tyre të pështjelluar dhe joorganizuar, dhe e përcjellur menjëherë me një mostër të të folurit të qartë dhe të monitoruar. Disa personave që pështjellojnë i’u duket më e dobishme që të dëgjojnë dhe të krahasojnë mostrat e të folurit “të gabuar” dhe “të drejtë” disa herë gjatë ditës.

Sa janë gjasat që terapia të ndihmoj?

Është e vështirë për të parashikuar se a do të përfitoj apo jo nga terapia e të folurit personi që pështjellon. Shumica e personave që pështjellojnë që përfitojnë nga terapia kanë qenë të bindur nga shokët, familja, ose kolegët, ose vetëvetiu, se ata kanë një problem të theksuar të të folurit. Gjithashtu, motivimi është elementi kyq; ata kanë një arsye të fortë për të punuar shumë që të ndryshojnë, si p.sh. gjasa për ngritje në pozitë. Nga ana tjetër, personat që pështjellojnë që nuk janë të sigurt që kanë problem ose janë relativisht të pashqetësuar lidhur me këtë, tentojnë që të mos përmirësohen shumë gjatë terapisë.

 Si mund të gjej ndihmë për pështjellimin?

Pasi pështjellimi nuk është i zakonshëm dhe nuk dihet shumë për të, logopedët mund të shprehin dyshim lidhur me atë se a munden apo jo që në mënyrë efektive të vlerësojnë dhe të trajtojnë pështjellimin.

Për fat të mirë, shumica e logopedëve që janë të specializuar në belbëzim, janë në gjendje të vlerësojnë dhe të trajtojnë edhe pështjellimin.

Këto devijime të rrjedhshmërisë dhe të shpejtësisë janë simptoma kryesore të pështjellimit. Megjithatë, është një numër i simptomave të sugjeruara në pjesën më poshtë se definicioni i mëhershëm që mund të jenë apo të mos jenë të pranishme por që shtojnë bindjen se një person është duke pështjelluar. Sipas kësaj, pasqyra klinike e problemit të zakonshëm të pështjellimit do të përforcohet nëse personi në fjalë ka njërën nga ato në vijim:

  • Gjuha ose aftësitë komunikuese konfuze dhe të paorganizuara.
  • Vetëdija e kufizuar lidhur me problemet e tij të rrjedhshmërisë dhe shpejtësisë.
  • Përmirësim i përkohshëm kur i kërkohet që “të ngadalësoj” ose “të ketë vëmendjen” gjatë të folurit (ose kur incizohet në shirit).
  • Shqiptimi i gabuar ose mjegullimi i tingujve ose eliminimi i rrokjeve të patheksuara në fjalët e gjata (p.sh. “pshtllimi” në vend të “pështjellimi”).
  • Të folurit që është vështirë për t’u kuptuar
  • Disa anëtarë të familjes që belbëzojnë ose pështjellojnë.
  • Probleme sociale ose profesionale që rezultojnë nga simptomat e pështjellimit.
  • Paaftësia në mësim që nuk ka të bëjë me inteligjencën e kufizuar.
  • Shkrimi i dorës i pakujdesshëm.
  • Hutimi, hiperaktiviteti ose vëmendja e kufizuar.
  • Vështirësi në perceptimin auditiv.

Deri vonë, shumë pak është ditur lidhur me pështjellimin. Megjithatë kohëve të fundit, po i kushtohet një vëmendje dhe hulumtime të shumta këtij problemi.

 Si diagnostikohet pështjellimi?

Para se të fillohet me tretman, është me rëndësi që dikush që dyshohet për pështjellim të diagnostikohet saktë. Është e këshillueshme që të konsultohet logopedi për të bërë një diagnozë. Procesi i vlerësimit shpesh është i gjërë dhe mund të kërkoj dy ose më shumë seanca. Mund të kërkohet ndihmë ose raporte prej profesionistëve tjerë, si p.sh. mësuesi i klasës, edukatori special, psikologut, ose (mundësisht) neuro-psikologut. Vlerësimi duhet të përfshij në mënyrë të qartë shqyrtimin e problemit të rrjedhshmërisë, por gjithashtu edhe ndonjë problem bashkë-ekzistues si motorika e gojës, gjuhës, shqiptimi, mësimi ose problemet sociale. Nëse personi që pështjellon është në shkollë, është ide e mirë që të bëhet një test gjithëpërfshirës i arritshmërisë akademike (p.sh. matematikë, shkrim dhe lexim) dhe madje edhe një test i inteligjencës.

Diagnoza duhet të specifikoj se a është apo jo i pranishëm pështjellimi, dhe gjithashtu çfarë probleme tjera janë të pranishme, si p.sh. belbëzimi, çrregullimi i gjuhës, ose paaftësia për të mësuar. Është me rëndësi për të vërejtur që nëse personi që belbëzon gjithashtu edhe pështjellon, nganjëherë pështjellimi nuk mund të vërehet derisa të zvoglohet belbëzimi, qoftë vetvetiu ose nga terapia e të folurit.

Si trajtohet pështjellimi?

Terapia për pështjellim në përgjithësi së pari adreson problemet fillestare para se të fokusohet drejtpërdrejt në rrjedhshmëri. Zakonisht, njëra nga qëllimet kryesore të terapisë është për të zvogluar shpejtësinë e të folurit, edhe pse kjo mund të mos jetë e lehtë që të arrihet nga personi që pështjellon. Disa persona që pështjellojnë reagojnë mirë ndaj “vonesës” së të folurit të tyre me anë të pajisjes për riveprim të vonuar auditiv; e disa të tjerë jo. Një teknikë tjetër që mund të jetë e dobishme me personin e ri që pështjellon është duke përdorur analogjinë me radarin e shpejtësisë kur për të folurit e shpejtë mbi “kufizimin e shpejtësisë” jepen “tiketa për shpejtësi” që e kanë kaluar “kufizimin e lejuar”.

Shpesh personi që pështjellon duhet të mësohet për të pauzuar me qëllim. Nëse personi nuk është i vetëdijshëm se kur duhet të pauzoj, mund të jetë e dobishme për të shkruar disa fjali të pakuptueshme (nga shiriti) që ai i ka thënë në të vërtetë, së pari pa hapësira mes fjalëve dhe mandej me hapësira normale mes fjalëve. Duke e parë këtë dallim, ai shpesh mund të ndihmohet për t’u mësuar për të gjetur vendndodhjen e duhur të pauzave.

Shqiptimi (artikulimi) dhe problemet e gjuhës shpesh redukohen nëse personi që pështjellon mund të arrij një shpejtësi më të vogël. Megjithatë, nganjëherë këto probleme duhet të adresohen në mënyrë të drejtpërdrejt. Një teknikë përfshin së pari ushtrimin duke përdorur mënyrën e të folurit të shkurtë dhe shumë të strukturuar (p.sh. “Përshëndetje. Emri im është Jon. Unë jetoj në Ulpianë. Unë punoj në barnatore.”) dhe mandej duke kaluar në mënyrë graduale në të folurit normal (p.sh. “Përshëndetje, unë jam Joni. Unë punoj në barnatore që ndodhet shumë afër Ulpianës, lagjes ku jetoj.”) Mund të jetë e dobishme për personat që pështjellojnë që të mësojnë për të zgjatur rrokjet e theksuara në fjalët e gjata duke u siguruar se i përdorin edhe rrokjet e patheksuara (p.sh. “ve-ça’-në-risht”, “kush’-të-zim” ose “po-sa’-që-risht”). Disa persona që pështjellojnë mund të përfitojnë duke planifikuar edhe përmbajtjen e mesazhit (“çfarë thuhet”) edhe transmetimin (“si thuhet”). Për shembull, “çfarë thuhet” mund të mësohet duke formuluar një telegram (p.sh. “Unë zgjohem herët. Përgaditem për shkollë. Shkoj me autobus.”). Mandej, “si thuhet” fokusohet në plotësimin e fjalëve me fjalë ndihmëse (p.sh. “Unë zakonisht zgjohem herët në mëngjes. Përgadit qantën dhe gjërat tjerat për shkollë. Në shkollë shkoj me autobus, pasi ajo është larg nga shtëpia ime.”)

Ky material është shkruar nga Kenneth O. St. Louis, Ph.D., West Viginia University

P.S. Termi në gjuhën angleze është “cluttering”. Lusim logopedët, ekspertët e gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze që nëse kanë një term më të përshtatshëm në gjuhën shqipe për këtë fjalë, propozimet e tyre do të shqyrtohen, pasi deri më tani nuk kemi gjetur një fjalë më adekuate.

 

Shkarkoni të plotë fletëpalosjen në formatin PDF.