Belbëzimi: të bisedojmë sinqerisht me mësimdhënësit

Belbëzimi: të bisedojmë sinqerisht me mësimdhënësit

Belbëzimi është një problem i komunikimit që ndikon te shumë fëmijë. Këtu janë paraqitur disa fakte lidhur me belbëzimin

Ekspertët pajtohen se belbëzimi rezulton si ndërveprim i shumë faktorëve. Belbëzimi zakonisht fillon mes moshës 2 deri në 4 vjet, kur fëmija është në fazën e zhvillimit të shpejtë gjuhësor. Në këtë kohë, ata mund të jenë më të prekshëm ndaj stresit që ndikon në rrjedhshmërinë e të folurit. Këto strese mund të jenë të lidhura me ndryshimet në jetën e fëmijës ose me mënyrën se si ndërvepron së bashku familja e tij.

Fakte lidhur me belbëzimin

  • 3 deri në 4 herë më shumë belbëzojnë djemtë se vajzat
  • 20% e të gjithë fëmijëve belbëzojnë në një pikë të zhvillimit të tyre
  • Nëse fëmija ka belbëzuar më shumë se 3 vjet, është shumë e vështirë për ta tejkaluar vetë atë
  • Derisa nuk ka ndonjë shërim të njohur për belbëzimin, terapia mund të jetë shumë efektive
  • Belbëzimi nuk është problem psikologjik
  • Fëmijët që belbëzojnë nuk shfaqin asnjë dallim në inteligjencë me fëmijët që nuk belbëzojnë
  • Belbëzimi mund të ndryshoj nga situata në situatë
  • Belbëzimi mund të jetë me cikle, do të thotë se vjen dhe shkon
  • Përveç mënyrës se si flasin, shumë fëmijë mund të zhvillojnë edhe mendim dhe ndjenja negative lidhur me belbëzimin e tyre.

Çfarë mund të bëjnë mësimdhënësit?

Pyetja 1: Çfarë duhet të bëj kur një fëmijë belbëzon në klasën time?

Kur një fëmijë belbëzon në klasën tuaj, është me rëndësi të fokusoheni që ju vetë të jeni një komunikues i mirë. Provoni të:

  • Mbani kontaktin me sy,
  • Jepni fëmijës mjaft kohë për të përfunduar të folurit,
  • Fokusohu në ÇFARË është duke thënë,
  • Gjithashtu mëso edhe fëmijët tjerë në klasë që të presin për 2 sekonda para se të përgjigjen në pyetje

Pyetja 2: Çfarë duhet të bëj kur fëmija e ka një ditë të vështirë për të folur?

  • Trajtoni si gjithnjë
  • Keni durim, mos i’a plotësoni fjalinë
  • Silluni si zakonisht me të tjerët
  • Bisedoni me fëmijën që të vërtetoheni se çfarë dëshironi ai që të bëni ju, kur ai ka një ditë të vështirë për të folur

Pyetja 3: Çfarë të bëj kur fëmija që belbëzon i ndërhyn të tjerëve në klasë?

  • Trajtoni ndërhyrjet njësoj si për çdo fëmijë tjetër që nuk belbëzon. Fëmijët që belbëzojnë nganjëherë i ndërpresin të tjerët për shkak se është më lehtë për ta të flasin, por edhe ata duhet t’i mësojnë rregullat e komunikimit të mirë, si çdo fëmijë tjetër

Pyetja 4: Herë pas here nxënësit në klasën time duhet të kenë prezantime me gojë. Si mund ta bëj këtë më të lehtë për fëmijët që belbëzojnë?

Së bashku me fëmijën ju mund të zhvilloni një plan të përbashkët duke i konsideruar faktorët si në vijim:

  • Rradhën kur ai dëshiron të thirret
  • Mënyra se si ushtrohet
  • A të bëj prezantimin vetëm para juve, në një grup të vogël apo para tërë klasës
  • Moskufizimi i kohës

Pyetja 5: A duhet të flas para tërë klasës lidhur me belbëzimin?

  • Vetëm nëse dëshiron fëmija që belbëzon

Pyetja 6: Si duhet ta trajtoj ngacmimin?

  • Trajtoni ngacmimin njësoj si për të gjithë nxënësit tjerë
  • Biseda lidhur me belbëzimin mund të jetë një mënyrë e mirë për të zvogluar ngacmimin

Pyetja 7: Çfarë duhet të bëj për t’i kurajuar fëmijët që të flasin më shumë në klasë?

  • Le ta kuptojë që belbëzimi nuk ju shqetëson juve
  • Le ta kuptoj se është në rregull të belbëzosh
  • Le ta kuptoj se jeni i/e kënaqur që ai po flet në klasë

 

Shkarkoni fletëpalosjen në formatin PDF.

Comments are closed.