Njerëz të famshëm

Njerëz të famshëm

Emily Blunt

Emily Blunt (në foto), James Earl Jones, Bill Walton, John Stossel, Kenyon Martin, Byron Pitts, Nicole Kidman, Carly Simon, Mel Tillis, Alan Rabinowitz, Winston Churchill, Marilyn Monroe, Ken Venturi, Sophie Gustafson, Bob Love, John Updike, Mbreti George VI, Frank Wolf, Nicholas Brendon, Joe Biden, Annie Glenn, Darren Sproles … të gjithë të famshëm dhe të suksesshëm.

Dhe të gjithë këta kanë belbëzuar.
Ata e kanë një gjë të përbashkët: nuk kanë lejuar që belbëzimi t’i ndaloj në rrugën e tyre. Dhe nëse edhe ju jeni njëri nga 65 milionë personat që belbëzojnë në mbarë botën, mos lejo që belbëzimi t’ju ndaloj.

 

James Rodriguez

James Rodriguez

James Rodriguez është ylli i futbollit kolumbian, i cili ka tërhequr vemendjen e të gjithëve si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës “Brazili 2014”. Momentalisht luan për klubin Real Madrid, kurse më herët ka qenë anëtar i AC Monaco dhe FC Porto.
James Rodriguez është një person që belbëzon, por kjo nuk e ka ndaluar atë të arrij majat e suksesit.

 

noel gallagher

Noel Gallagher

Grupi muzikor britanez Oasis konsiderohet si grupi më i mirë i viteve ’90. I udhëhequr nga vëllezërit Noel dhe Liam Gallagher nga qyteti i Mançesterit, Oasis ka debutuar në vitin 1994 me albumin “Definitely Maybe”, duke vazhduar me albumin e dytë “Morning Glory” që ishte në majat e toplistave botërore. Dy vite më vonë, albumi i tyre “Be here now” ishte albumi më i shitur në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Vitet në vazhdim janë përcjellur me disa albume shumë të suksesshme të tyre. Megjithatë, gjatë ditëve të famës të grupit Oasis, ishte shumë pak e ditur që Noel Gallagher e kishte tejkaluar problemin e belbëzimit përmes terapisë së të folurit që kishte zgjatur disa vite.